Athinë, shqiptari arrestohet me 445 kilogramë drogë.

Postuar në 01 Maj, 2014 03:52

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga me një sasi të madhe droge në Athinë.
Plot 445 kilogramë drogë mësohet se i janë sekuestruar shtetasit shqiptar të cilit i janë kapur edhe 510 euro dhe 2 celularë.
Policia ka thënë se droga e ndarë në 356 pako, u gjet në banesën e shqiptarit.
Më herët policia greke kapi edhe 21 kg marijuanë në Kapshticë.
Policia greke ka thënë se droga në të dy rastet ka pasur si vend origjine Shqipërinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.