Vrasja e të kërkuarit në Elbasan, policia shoqëron 15 të dyshuar.

Postuar në 01 Maj, 2014 03:32

 Policia e Elbasanit ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me vrasjen e shtetasit Arben Ceta i cili u qëllua me tre plumba pasditen e djeshme në këtë qytet.

Personi me precedentë penalë ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 1998 dhe ka kryer 13 vite burg për këtë krim.
Per kete aresye policia dyshon se vrasja ka ndodhur per hakmarrje. Viktima  u lirua nga qelitë në vitin 2011 por ne vitin 2013  u arrestua për vjedhje ne nje karburant.

Gjykata e Faktit në Elbasan në 4 shtator 2013, me vendim numër 536, vendosi zevendesimin e mases se arrestit dhe vendosi masën detyrim paraqitje duke e lene te lire te akuzuarin.

Prokuroria e apeloi vendimin e Shkallës së Parë dhe në 26 nëntor 2013, Gjykata e Apelit në Durrës ndryshoi masën e sigurisë dhe vendosi Arrest me burg për Çetën.
Policia e kishte shpallur në kërkim që prej asaj date dhe kishte organizuar disa operacione për ndalimin e tij.

Ne 2013 ndaj Arben Cetes ishte kryer edhe nje atentat me arme zjarri ne te cilin i denuari kishte mbetur i plagosur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.