Has, trafik armësh drejt Kosovës, në pranga 2 persona.

Dy persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme nën akuzën e trafikut të armëve. Policia bën me dije se ka arrestuar Abdi Lleshi 51 vjeç, dhe Riza Lleshi 47 vjeç. Të arrestuarit janë banorë të fshatit Kishaj.
Policia sqaron se dy të arrestuarve u janë sekuestruar një arsenal armësh që trafikoheshin në Kosovë. Kështu nga kontrolli policia ka sekuestruar 3 automatikë, një mitroloz, 2 pistoleta, 5 pushkë, 4 armë gjahu, 40 granata, 8894 fishekë të modeleve të ndryshme, 8 predha kundratank, 13 ndezësa, 13 krehëra automatiku, 21 kapsollë , 4 mina kundër këmbësorisë si dhe një 1 minakërkues.
Add new comment