Arkiv-Lajme të përditësuara

Hungari, Orban kundër BE-së

Postuar në 11 Shkurt, 2012 05:04

Pavarësisht se u tërhoq nga një pjesë e mirë e nismave ligjore të ndërmarra, të cilat për Bashkimin Europian binin në kundërshtim me ligjet dhe parimet e Unionit, kryeministri hungarez vazhdon të sfidojë Brukselin.

Kryeministri Viktor Orban mbrojti kushtetutën e re dhe ligjet e vendit të tij në vështirësi financiare duke u shprerhu se ata që kritikojnë këto ligje, këto vendime janë persona të motivuar nga lakmia dhe që duan ta mbajnë Hungarinë gjatë gjithë kohës në borxhe.

Rriten çmimet e konsumit të përditshëm

Postuar në 10 Shkurt, 2012 07:57

Çmimet e shumë artikujve të konsumit të përditshëm në familjet shqiptare janë rritur dukshëm në dy vitet e fundit. Të dhënat nga tregjet e pakicës, që mblidhen nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndryshimet për ushqimet janë të ndjeshme për konsumatorët. Në krahasim janë marrë çmimet mesatare të tregjeve për muajt dhjetor, me një periudhë kohore dy vjeçare. 

Bulqizë, 48 familje mbesin pa ushqim

Postuar në 10 Shkurt, 2012 07:55

Shtabi i Emergjences në rrethin e Bulqizës ka listuar të paktën 48 familje që janë në nevojë ekstreme për ushqime pasi dimri i ka gjetur të papërgatitur. 

Nderkohe ne te njejten situate jane edhe njesite tregtare te zones, te cilat nuk mund te furnizohen per shkak te mungeses se komunikimit. Shtabi i Emergjences ka kerkuar nje mjet bore-pastruese per rruget, pasi era e forte dhe reshjet e medha i kane bllokuar. 

Ndihma e dytë, Eurogrup kushte të reja Greqisë

Postuar në 10 Shkurt, 2012 05:03

Ministrat e Eurozonës kanë vendosur kushte të reja në këmbim të 130 miliarë eurove që i duhen Athinës. Ministrat, të mbledhur në Bruksel, thanë se tashmë Parlamenti grek do të duhet të kalojë paketën e kursimeve ditën e diel.

Politikanët grekë do të duhet të gjejnë 325 milionë euro kursime ekstra për vitin 2012. Unionet sakaq kanë organizuar një grevë 48-orëshe që nis sot. Kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Junker tha se liderët grekë duhet të japin "siguri të forta politike" që do të vazhdojnë të implementojnë reformat pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në prill.

Shpronësimet për Tiranë- Elbasan, banorët në protestë

Postuar në 10 Shkurt, 2012 04:57

Banorët e Bërzhitës kanë bllokuar aksin nacional Tiranë- Elbasan. Ata kanë dalë në protestë pasi kërkojnë shpërblimet për shpronësimet e ndërtimit të rrugës së re Tiranë- Elbasan.

Rruga nacionale është bllokuar me gurë dhe materiale inerte,ndërsa në vendngjarje ndodhen dhe forcat e policisë. Banorët thonë se toka e shpronësuar nuk u është vlerësuar me çmimin e tregut. Për shkak të bllokimi të rrugës në të dy krahët janë krijuar vargje makinash, ndërsa të tjera kthehen mbrapsht. Albanian Screen

Panik për bllokimin e projekteve publike

Postuar në 09 Shkurt, 2012 11:35

Mundësia se buxheti mund të shkurtohet për nevojat e blerjes së energjisë elektrike po shqetëson së tepërmi firmat e ndërtimit të projekteve publike. 

Sipas gazetës “Shqip”, buxheti aktualisht është rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa investimet afro 700 milionë dollarë dhe plani për reduktimin e fondeve në disa ministri po shikohet si skenar i realizueshëm. 

Greqi, arrihet marrëveshja e plotë për masat financiare

Postuar në 09 Shkurt, 2012 08:33

Përfundoi pas mesnate, me marrëveshje jo të plotë, takimi i liderëve politikë me kryeministrin Lukas Papadhimos, takim që zgjati pothuajse 8 orë, por marrëveshja u plotësua sot gjatë ditës. 

Siç u bë e ditur pas takimit, u ra dakord për të gjitha pikat e programit me përjashtim të kërkesës për ulje të pensioneve suplementare, çështje e cila u diskutua sot dhe u gjet një zgjidhje për të siguruar 300 mln Euro kursime.

Izraeli paralizohet nga greva

Postuar në 09 Shkurt, 2012 08:32

Gjysmë milionë punëtorë të sektorit publik dhe privat në Izrael kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Bankat izraelite, portet dhe tregjet e aksioneve kanë qenë të mbyllura këtë të enjte, pasi punëtorët me kontrata kundërshtojnë pagat më të ulëta se kolegët e tyre, përfitimet më të vogla dhe mundësinë e pushimit nga puna pa paralajmërim.

Shtrenjohet siguracioni i makinave

Postuar në 09 Shkurt, 2012 08:30

Çmimet e siguracionit për automjetet janë rritur në mënyrë të papritur me 2-3 herë. Agjentët e shitjeve thonë që çmimet e reja kanë nisur që nga data 1 shkurt dhe janë të njëjta gati në të gjitha kompanitë e sigurimeve. 

Para datës 1, çmimi i siguracionit për një autoveturë me fuqi deri në 1600 centimetër kub, ishte rreth 4500 lekë. Por pas datës 1, çmimi për këtë siguracion ka shkuar rreth 14 mijë lekë ose mbi 3 herë më shumë. 

Regjistrimi i popullsisë, Kosova 1.8 mln banorë, 96% myslimanë

Postuar në 09 Shkurt, 2012 06:10

Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga këta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë.

Këto janë të dhënat e para të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, shkruan sot, Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1 përqind.

Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara