Ndihma e dytë, Eurogrup kushte të reja Greqisë

Postuar në 10 Shkurt, 2012 05:03

Ministrat e Eurozonës kanë vendosur kushte të reja në këmbim të 130 miliarë eurove që i duhen Athinës. Ministrat, të mbledhur në Bruksel, thanë se tashmë Parlamenti grek do të duhet të kalojë paketën e kursimeve ditën e diel.

Politikanët grekë do të duhet të gjejnë 325 milionë euro kursime ekstra për vitin 2012. Unionet sakaq kanë organizuar një grevë 48-orëshe që nis sot. Kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Junker tha se liderët grekë duhet të japin "siguri të forta politike" që do të vazhdojnë të implementojnë reformat pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në prill.

"Pavarësisht progresit të rëndësishëm të arritur gjatë ditëve të fundit, ne nuk i kemi të gjithë elementët në tavolinë, në mënyrë që të marrim një vendim",-tha ai, duke iu referuar planit të dalë nga negociatat në qeverinë greke.

"Të gjitha këto masa janë të rëndësishme për të siguruar implementimin e programit edhe pas zgjedhjeve që po vijnë",-tha ai. Më tej, Junker mirëpriti "sigurimet e dhëna nga qeveria greke se të gjithë elementët do të vendosen në vendin e tyre në ditët në vijim. Kushtet do të duhet të përmbushen përpara takimit të së mërkurës të Eurozonës.

******

Vendet e Eurozonës po ashtu po marrin seriozisht në konsideratë krijimin e një llogarie të re të veçantë për Greqinë, e cila do të bllokonte një pjesë të të ardhurave të shtetit, që do të përdoreshin për të shlyer kreditë. Kështu është shprehur, Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn.

"Një propozim franko-gjerman mbi disiplinën buxhetore, penalitete automatike për vendet që tejkalojnë normat e shpenzimeve është një mundësi për të fuqizuar mbikqyrjen e për të implementuar në mënyrë efektive programin",-tha ai.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.