Izraeli paralizohet nga greva

Gjysmë milionë punëtorë të sektorit publik dhe privat në Izrael kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Bankat izraelite, portet dhe tregjet e aksioneve kanë qenë të mbyllura këtë të enjte, pasi punëtorët me kontrata kundërshtojnë pagat më të ulëta se kolegët e tyre, përfitimet më të vogla dhe mundësinë e pushimit nga puna pa paralajmërim.
Sindikatat e punës thonë se punësimi i punëtorëve me kontrata ka qenë në rritje kohët e fundit, e sidomos në sektorin publik.Qeveria thotë se është e gatshme të bëjë disa lëshime për punëtorët me kontrata, por se do të ishte "ekonomikisht shkatërruese për t'iu ofruar atyre të njëjtat të drejta si stafi i plotë".
Albanian Screen
Add new comment