Greqi, nuk arrihet marrëveshja për reduktimin e pensioneve

Postuar në 09 Shkurt, 2012 06:06

Greqia nuk e arrin marrëveshjen për të evituar falimentimin e Europa e ka bërë të qartë se nuk ka dëshirë të presë më. Koalicioni në pushtet nën udhëhqejen e Lukas Papadhimos nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët përsa i përket reduktimit të pensioneve. Menjëherë pasi përfundoi bisedimet, Papademos zhvilloi një takim me zyrtarët  e trojkës e cila zgjati për disa orë.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e kryeministrit tha se qëllimi i takimit me trojkën - përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - ishte që "të përfundonte marrëveshjen" para takimit të eurogrupit që mbahet sot.

Ministri i Financave Evangelos Venizelos shpreson ende në një vendim pozitiv për Athinën përsa i përket planit të ndihmave prej 130  miliardë  euro.

"Po nisem për Bruksel. Nga program i ri do të varet financimi i vendit për vitet e ardhshme, aktualizimi i planeve për investimet private dhe qëndrimin e Greqise në zonën euro. Në të kundërt perspektiva e Athinës do të jetë në rrezik"- deklaroi ministri grek i financave në orët e vona të mbrëmjes.

Masat për tu marrë janë tejet të ashpra e aspak popullore e  burim protestash: reduktim i pagës minimal, pushimi nga puna i 15 mijë të punësuarve të sektorit publik e reduktim në masën 15 përqind i pensioneve komplementareqë përkthehet në reduktime me vlerë 600 milion euro.

 

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.