Arkiv-Lajme të përditësuara
Dënimi me vdekje, Tokio urdhëron tre ekzekutime të reja
Japonia kreu sot tre dënime me vdekje, të parat që prej 2010, duke rindezur kështu debatin mbi dënimin kapital në një prej vendeve më të industrializuara të botës. "Sot janë bërë tre ekzekutime"- njoftoi për mediat ministri i Drejtësisë, Toshio Ogawa. Të dënuarit, të akuzuar për një seri vrasjesh, u varën.
Skandali, sillen kontrabandë reliket e "Katerit të Radës"
Ndonëse kanë kaluar 15 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, autoritetet italiane jo vetëm që nuk reflektojnë për të vënë drejtësi, por vazhdojnë të tallen me dhimbjen e familjarëve të viktimave.
Dy artistët shqiptarë, Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj dje sollën "ilegalisht" në Vlorë reliket e mbetura nga anija "Kateri i Radës". Përfaqësues të kulturës në vendin fqinj nuk kanë denjuar që të paktën dhe në një rast të vetëm të "ngushëllojnë" në një farë mënyre të afërmit e të rinjve, burrave, grave dhe fëmijëve që u mbytën në det.
Durrës, pedagogët në protestë
Rreth 15 pedagogë të universitetit të Durrësit, me urdhër të rektorit të sapo zgjedhur, janë transferuar të gjithe nga qyteti i tyre për në filialin e Peshkopisë.
Të gjithë këta pedagogë e cilësojnë këtë urdhër të rektorit si një ndëshkim për shkak se gjatë fushatës për zgjedhjet në universitet, pedagogët mbështetën kandidatin rival që humbi në zgjedhje.
Pedagogët dhe një grup studentësh kanë dalë në protestë para univesitetit publik “Aleksander Moisiu” të Durrësit.
Trojka: Greqia ende nuk e ka kapërcyer krizën
Greqia "ende nuk i ka kapërcyer problemet," por ka përparime dhe "shanse të mira për tejkalimin e krizës", thotë Mathias Morse, përfaqësuesi i Komisionit Europian në Greqi, në një intervistë të botuar sot në gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.
"Unë besoj se gjatë gjysmës së dytë të 2012 ne mund të themi nëse gjërat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur", thotë në intervistë anëtari i Trojkës, përfaqësuesi i Komisionit Europian, Mathias Morse.
UKT: Shteti, debitori kryesor
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar të enjten institucionet shtetërore se janë debitorët kryesorë të saj.
Përmes një njoftimi për shtyp, UKT ka bërë të ditur se borxhi i institucioneve shtetërore rezulton të jetë rreth 1 milion e 800 mijë dollarë.
“13 komuna e bashki janë debitore me 500 mijë dollarë, 5 prej tyre zënë peshën kryesore. Ndërsa pjesa tjetër e borxhit, 1 milion e 300 mijë dollarë, vjen nga institucionet buxhetore”, ka deklaruar UKT.
Greqi, më shumë se 1,5 milionë grekë i rikthehen Bujqësisë
Kriza ekonomike dhe financiare ka bërë që grekët t'i drejtohen fshatit. Më shumë se një milionë e gjysmë prej tyre mendojnë të largohen nga qyteti për të jetuar në provincë, sipas rezultateve nga instituti i sondazheve ''Kapa research'' për Ministrinë e Bujqësisë.
Më shumë se 68 për qind e personave të pyetur në rajonin e Athinës dhe Selanikut, dy qytetet më të mëdha në vend, theksuan se kishin parashikuar të shkonin drejt provincës, ndërkohë që 19,3 për qind kanë marrë tashmë iniciativat konkrete për një ndryshim të tillë, sipas studimit të publikuar sot në shtyp.
Parada, "të mos nxitet urrejtje"; reagon edhe SHBA
Përfaqesuesit e shoqërise civile, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës kanë kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë.
Franca në alarm për sulme antisemite
Franca është vënë në alarm pas një sulmi të ri ndaj një djali hebre, ngjarja e fundit në zinxhirin e disa incidenteve anti-semite, që prej masakrës së ndodhur në një shkollë për hebrenjtë në Tuluzë.
Disa adoleshentë rrahën në mënyrë brutale 12-vjeçarin, duke e ofenduar me shprehje si “çifut i ndyrë”, në daljen e një shkolle për hebrenjtë, në Parisin juglindor.
Jean-Paul Amoyelle, kreu i rrjetit të shkollave “Ozar Hatorah” në Francë, pranoi frikën e tij për mundësinë e sulmeve të reja.
Monti: Franca dhe Gjermania fajtore për krizën në Eurozonë
Kryeministri Italian Mario Monti deklaroi se kriza në Eurozonë është pothuajse drejt fundit dhe se Italia kishte kontribuar për t’i dhënë fund përkeqësimit të situatës.
Megjithate kryeministri Italian ka lëshuar disa deklarata nga Japonia, të cilat mund të shkaktojnë polemika kur akuzoi Gjermaninë dhe Francën se pjesërisht fajtore për krizën në Eurozonë.
Itali, edhe inxhinjerët shpallin grevë
Një prej sindikatave më të mëdha që grupon inxhinjerët italianë shpalli një grevë të përgjithshme, në një protestë ndaj ndryshimeve që qeveria Monti po përpiqet të bëjë në ligjin e punës.