Trojka: Greqia ende nuk e ka kapërcyer krizën

Greqia "ende nuk i ka kapërcyer problemet," por ka përparime dhe "shanse të mira për tejkalimin e krizës", thotë Mathias Morse, përfaqësuesi i Komisionit Europian në Greqi, në një intervistë të botuar sot në gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.
"Unë besoj se gjatë gjysmës së dytë të 2012 ne mund të themi nëse gjërat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur", thotë në intervistë anëtari i Trojkës, përfaqësuesi i Komisionit Europian, Mathias Morse.
“Situata në Greqi do të mund përsëri të dilte jashtë kontrolli”, nënvizon Morse. Sipas tij, Greqia ka "shanse të mira për të kapërcyer zonën e krizës", edhe nëse kjo do të thotë "se duhet të marrë masa shumë më tepër të dhimbshme dhe shumë, shumë të forta."
Morse shpreh urimin që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë qoftë PASOK-u, qoftë Demokracia e Re, në mënyrë të programi i reformave të vazhdojë të zbatohet.
“Do të shohim pas zgjedhjeve. Kur shqyrtoj rezultatet e sondazheve konstatoj se një maxhorancë e qartë e popullsisë mbështet programin aktual dhe dëshiron që vendi të mbetet në eurozonë”, thekson Matthias Morse.
Duke folur në të njëjtën temë, përfaqësuesi i FMN-së në Greqi, njëherësh shef i Trojkës, Paul Thomsen, argumentoi se megjithëse vendi ka bërë rregullim i rëndësishëm fiskal do të duhet të paktën një dekadë e plotë për të përfunduar riorganizimin.
Ai gjithashtu tha se Greqia ka për të kapërcyer tabunë e shkurtimeve në publik dhe eliminimin e organizmave publikë.
Ballkanweb.com

Add new comment