Alternative
Karvanët e kontrabandës së naftës
Pamjet e mëposhtme paraqesin një copëz nga kontrabanda e naftës mes Iranit dhe Pakistanit që zhvillohet në kushte të vështira dhe me mjete gjithëfarëshe. Kontrabanda ushqehet nga disa faktorë. Së pari është fitimi, sa kohë që në Iran nafta shitet me 34 cent, kurse në Pakistan me 3 dollarë. Provincat e Sistanit dhe Blauchestanit janë të përfshira gjerësisht në këtë aktivitet.
Penis në qiell
Marina amerikane ka pranuar përmes një deklarate se një nga pilotët e vet ka realizuar në fluturim imazhin e një penisi që ka mbetur nga vazhda e gazrave të lëshuara nga avioni. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Washingtonit, konkretisht në Okanogan Highlands dhe sipas marinës, ajo është e papranueshme dhe pa asnjë vlerë stërvitore. Imazhi është bërë viral në rrjetet sociale dhe sipas të dhënave ekuipazhi e ka realizuar në fluturim me një avion të tipit F/A-18 Super Hornet.
Hapet dhoma e fshehtë e Mikelanxhelos (Video)
Për shekuj me radhë, ekzistenca e saj ishte e panjohur. Megjithatë, dhoma e fshehtë që Mikelanxhelo përdorte në Firence për t'u fshehur larg syve të kundërshtarëve të tij pritet të hapet shumë shpejt për publikun. Sipas Telegraf, bëhet fjalë për një dhomë të vogël, të cilën artisti emblematik italian e përdori gjatë vitit 1530, kur ai mbështeti kryengritjen popullore. Dhoma që ai fshihej nuk u zbulua deri në vitin 1975, kur u gjet rastësisht teksa kujdestarët gjetën një derë të bllokuar nën një gardërobë.
Ndotja e ajrit, Shqipëria pa të dhëna në hartën europiane
Një hartë interaktive që pasqyron nivelin e mikrogrimcave të ozonit apo dioksidit të azotit u lejon tani e tutje qytetarëve europianë të dinë në çdo kohë cilësinë e ajrit në të gjithë Evropën, ku ndotja e në atmosferë shkakton çdo vit qindra e mijëra vdekje të parakohshme. "Indeksi evropiani cilësisë së ajrit ", i cili u vu nën funksion nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEE) dhe Komisioni Evropian mbledh të dhëna për çdo orë nga më shumë se 2.000 stacione matëse në Evropë.
100 vjet nga revolucioni Bolshevik i Tetorit (Foto)
U mbushën 100 vjet nga Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, një ngjarje me rëndësi universale dhe diakronike. "Revolucioni proletar për të cilin bolshevikët kanë folur vazhdimisht u krye. Rroftë revolucioni socialist në botë!". Me këto fjalë, Lenini shpalli nisjen e një rruge të re për historinë e njerëzimit, epokën e revolucioneve proletare. Mbledhja e jashtëzakonshme u mbajt nga 25 tetor deri më 7 nëntor 1917 në Petrograd.
“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian
1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar. Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur.
Frojdi, i fiksuar pas seksit dhe i varur nga kokaina
Zberthimin e plotë të "babait" të psikoanalizës së Sigmund Frojd ka tentuar studiuesi amerikan, Frederick Krous në librin e tij, "Frojd: Krijimi i një iluzioni".
Krous, në librin e tij me 746 faqe e portretizon me detaje Frojdin si një "tregtar emocionesh". Frojdi ka pranuar se shumica e klientëve të tij kanë qenë në trajtim dhe se ai i shikonte ata si mostra laboratorike.
79 vjet pas radiobllofit se marsianët pushtuan tokën (Video)
Më 30 tetor 1938, Orson Welles nuk ka e pati të vështirë të bindë amerikanët nga radioja se planeti Tokë u sulmua nga marsianët.
Ishte epoka e artë e radios kur ky medium ishte burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit për miliona amerikanë.
Regjisori dhe aktori amerikan ishte 23 vjeç kur iu kërkua të mbulonte radiodramatizimin e romanit "Lufta e botëve" të shkrimtarit anglez, Herbert George, një nga veprat më të hershme letrare që përshkruan në detaje një konflikt të njeriut me jashtëtokësorët.
600 mijë në lëvizje
600 mijë refugjatë kanë lënë Birmaninë për të hyrë në Bangladesh në arrati nga dhuna e ushtrisë birmaneze. 600 mijë që nga fundi i muajit gusht duke e kthyer zonën e Rohingya në kampin më të madh për refugjatë në të gjithë botën. Situata është përkufizuar nga OKB-ja si kriza akuale e refugjatëve me intensitetin më të lartë.
Tre studentët që zbuluan “Dieselgate”
Skandali i emetimeve të naftës që i kushtoi Volkswagen 25 miliard euro u zbulua nga një treshe e studentëve të universitetit Virxhinias Perëndimore.
Arvind Thiruvengadam dhe Hemanth Kappanna janë nga India, ndërsa Marc Besch është nga Zvicra. Bashkangjitur me Universitetin e West Virginia është një institut për hulumtimin e emetimeve, ndoshta jo fusha e studimit ku një 30 vjeçar mund të aspirojë për një karrierë në inxhinierinë automatike.
