Alternative
Zbulohet Megalopoli i majave në xhunglën e Guatemalës(foto/video)
Po konsiderohet si një ngjarje e madhe për arkeologjinë e majave. Zbulimi i një Megalopoli antik, në xhunglat e Guatemalës, zgjeron edhe më shumë njohuritë rreth një qytetërimi që bashkë me atë të aztekëve apo të fiseve të tjera të Amerikës Latine dhe Qendrore, përbëjnë atë që quhet arkeologjia e shekullit të 21-të. Përmes teknikave të gjurmimit me lazer – LiDAR/Gjurmimi dhe Matja me Dritë - është identifkuar një qendër e stërmadhe banimi me 60 000 shtëpi, pallate, rrugë etj., që sugjerojnë se qyetërimet parakolumbiane kanë qenë shumë më të sofistikuara nga sa mendohej deri më tani.
Dështimi i një lufte 17 vjeçare
Talibanët kontrollojnë 70% të këshillave drejtues të periferisë së Afganistanit. Sipas BBC ata administrojnë plotësisht 4% të tyre dhe janë të pranishëm në 66% të tjerat.Këto vlerësime të bazuara në 1 200 burime në të gjitha rajonet e Azisë Jugore sugjerojnë se prezenca e rebelëve islamikë është shumë më e gjerë se sa vlerësimi që ka bërë së fundmi koalicioni ndërkombëtar nën komandën e NATO-s që vepron kundër talebanëve.
Murdoch: Facebook të paguajë mediat serioze
Manjati i medias Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si "të besueshme". Një ditë më parë Mark Zoukermbergk deklaroi se për të luftuar dezinformimin, rrjeti më i madhi social do t'u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme.
Por Murdoch, pronar i News Corp, i cili ndër të tjera, kontrollon edhe kanalin amerikan Fox, The ëall Street Journal, The Times i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.
Rikthim në SHBA dhe 30 miliard dollarë në investime deri në vitin 2023 planifikon Apple
Presidenti amerikan Donald Trump nxitoi për të kapitalizuar investimet e ardhshme të Apple në Amerikë, por edhe pagesën e taksave të prapambetura prej 38 miliardë USD.
Gjigandi i teknologjisë së lartë tha se do të kanalizonte rreth 30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke synuar ndërtimin e centraleve të reja dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja të punës.
400 mijë francezë kërkojnë borxhin 53 miliardë euro i marrë në vitin 1867 nga Perandoria Ruse
Një grup qytetarësh francezë që zotërojnë eurobonde të lëshuara nga Perandoria Ruse në shekullin e 19-të po kërkojnë paratë nga Kremlini zyrtar. Lajmi bëhet i ditur nga Radio France Internationale dhe sipas saj bondet janë emetuar nga hekurudhat ruse në vitinn 1867. Ato ishin garantuar në ar dhe kishin një vlerë prej 15 miliardë frangash që sot janë ekuivalent me 53 miliardë euro.
Trump ose "Kandidati Mançurian". Moby: CIA kërkoi të postoja kundër tij
Një gjë është e sigurtë: presidenca e Donald Trump është ndoshta më e pazakonshmja në historinë politike të SHBA të paktën për shekullin e 20-të. Me po aq siguri mund të thuhet se ekranizimi i saj është çështje kohe, ndërkohë që brenda vetëm një viti nga marrja e detyrës, ngjarjet dhe lajmet që qarkojnë administratën dhe presidentin Trump nuk kanë të mbaruar.
Antisemitizmi, debat për vizitat e nxënësve në kampet e përqëndrimit
Disa besojnë se ata që jetojnë në Gjermani duhet të kenë vizituar të paktën një herë në jetë një kamp përqendrimi. Të tjerë konsiderojnë se një masë e tillë nuk i shërben qëllimit që synohet.
Ofertë: Limuzina e Hitlerit
Në shtetin amerikan të Arizonës ofrohet në ankand limuzina e Hitlerit, e prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 - 1939. Fakti që automjeti që Hitleri përdorte në parada ofrohet tani për shitje në gjendje shumë të mirë, konsiderohet vërtet si një sensancion - dhe për këtë shitje në ankand po diskutohet po aq shumë sa edhe për gjërat e tjera që lidhen me diktatorin gjerman.
Apeninet qëndrojnë mbi një masë llave që mund të shkaktojë tërmete të fuqishme
Poshtë Apenineve Jugore, në thellësi ekziston një burim magme (llavë) që mund të prodhojë tërmete me përmasa të konsiderueshme dhe më të thella se ato të regjistruara deri tani në këtë zonë.
160 tentativa në ditë për t’u lidhur me site pornografike në parlamentin britanik
Rrjeti kompjuterik i Parlamentit Britanik ka regjistruar 24.473 përpjekje për t’u lidhur faqet pornografike në periudhën midis qershorit dhe tetorit 2017, ose rreth 160 përpjekje në ditë, sipas shifrave zyrtare.
Këto të dhëna u siguruan nga agjencia e lajmeve Press Association, pas një kërkese zyrtare për të drejtën e informimit, i cili lejon qasjen në dokumentet administrative. Ato u bënë pubilike në një kohë kur imazhi i klasës politike të Britanisë është goditur prej javësh nga skandalet e ngacmimeve seksuale..
