Reforma, por edhe ndëshkime

Në shkrimin me titull: “Shqipëria ka nevojë për reforma, jo për arrestime”, me autor Genc Burimin, komentuesi “illi” ka lënë këtë koment të cilin menduam ta nxjerrim më vete:
Të kërkosh vetëm reforma, pa ndëshkuar vjedhjet, hajdutllëqet dhe dëmet e tjera të qeverise apo qeverive të shkuara, është njësoj si të bësh gjysma punësh. Dhe gjysmat e punëve, këtu tek ne dihet se përfundojnë në hiç punë. Po ashtu, vihet re një frymë e justifikimit të Berishës, i cili gjoja nuk ka parashikuar krizën që po vinte! Kur kërkohet dënimi i Berishës, Bodes apo Gjikës, besoj se ky nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por nga ana tjetër, duhet ndarë mosaftësia për ta parë krizën, me veprimet e qëllimshme që synonin ruajtjen me çdo kusht të pushtetit (pra jo për të shpëtuar skemën e sigurimeve shoqërore etj.). A mundet ta shpëtojë njërin apo tjetrin një vendim që i sjell dëme kolosale vendit, vetëm sepse ai është marrë në mënyrë kolektive?! (si p.sh leja e pallatit të Vlorës). Titulli besoj se duhej të ishte "reformat dhe ndëshkimi duhet të shkojnë paralel" dhe shtjellimi besoj se duhej të ishte në këtë linjë.
Comments
Duhet shikuar edhe ndeshkimi

Duhet shikuar edhe ndeshkimi si reforme me vete, do ishte me e sakte.

Koment shume interesant. Ka

Koment shume interesant. Ka dhjete dite i postuar me vehte dhe nuk ka terhequr komente te tjere. Sigurisht ky eshte nje jo-koment.

komenti perben nje verejtje

komenti perben nje verejtje me vend.

Askush qe do ligj dhe

Askush qe do ligj dhe drejtesi nuk mund te jete kunder ndeshkimeve por se pari ato nuk duhet te jene selektive dhe duhet te jene te argumentuara dhe bazuar ne ligj dhe jo ne nje kakofoni thashethemesh, pasi ne kete rast nuk do kishim te benim me drejtesi por me instrumentalizimin e saj nga politika.

Add new comment