Shënim: Filozofia e pajtimit PS-LSI. Politikë me parimin e Shvejkut, “Ç'më duhet mua se çfarë them unë. Sot është sot, dje ishte dje” (Video)

Nëse 3 vjet më parë kur gjykata shpalli të pafajshëm Ilir Metën për videopërgjimin 700 mijë eurosh me Dritan Priftin dikush do guxonte të hamëndësonte një vllazërim të liderit suprem të LSI-së me Edi Ramën, atë do ta quanin të marrë dhe parashikimin një marrëzi.
Por Edi Rama dhe Ilir Meta u bënë bashkë dhe këtë pajtim e përqafoi edhe shpura e socialistëve pink që ndjekin modelin e tij. Ka një sekret jo dhe aq të komplikuar për të shpjeguar këtë përqfafim të njerëzve që deri dje janë pështyrë dhe që sot propagandojnë moral të shëndoshë, shoqëruar me paketa për zhvillim dhe punësim.
Parimi është i thjeshtë dhe këtë Ilir Meta e rekomandoi nga një studio televizive; “Sot është sot, dje ishte dje”. Nuk është vetëm një thënie pragmatiste e ish-kryeministrit të vendit, sot kryetar i parlamentit, është një filozofi që i bashkon të gjithë ata që mendojnë si socialist, votojnë si socialist dhe jetojnë si socialist. Ky parim në fakt është version shqiptar i filozofisë së Shvejkut, “çmë duhet mua se çfarë them unë”.
Nga e kaluara të pastron vetëm ky flamur që herë shfaqet me siglën PS, LSI apo PDIU, pa u ngrënë hakun këtu edhe prestigjatorëve të tjerë të kësaj rrace politike që sillen si ëngjëllorë në opozitë. Dëshmi e këtij suksesi është Erion Veliaj apo ndryshe supermeni i partisë së pinkëve. Si djalë inteligjent dhe energjik kuptoi ose i thanë se përpara mund të bësh vetëm me flamurin e Partisë Socialiste. Dikur me G 99 nuk mblodhi asnjë votë, tani që mban lart këtë flamur e brohoroasin te liqeni, Ali Demi, Kashar, Vaqarr, Bërzhitë, Selitë. Mësuesi i madh i kësaj filozofie është Edi Rama. Ai nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe ky është virtyti që e ai ndan bashkarisht me Ilir Metën sot në koalicion dhe në qeveri.
Është e provuar se në Shqipëri çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por gjithesesi për të mos u molepsur nga ramometizmi ca gjëra nuk duhen harruar. Ja çka thënë Edi Rama pas videopërgjimit Meta Prifti: " Vendimi për Metën është një hap drejt vendosjes se regjimit te padrejtësisë ne te cilin është zhytur vendi. E turpëruar ndjehet sot dhe Evropa që dje u pengua nga drejtësia ne përpjekjen për të kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë. Betejë shoqërore për liri e të drejta që ky vend nuk mund t’i lejojë të mbyten në llumin e bashkimit të Saliut me Metën”.
Le të kujtojmë konsideratën e Ilir Metës për Edi Ramën.“Unë nuk mbaj përgjegjësi për interpretimin që u bëhet buzëve të mia dhe përkthimin nga shqipja në shqip dhe gjithçka pretendohet nga organizatorët dhe retusherët e kësaj kasete të pështirë unë kam kërkuar që të hetohet nga prokuroria. Kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë, kjo funderrinë e pa shembullt e shoqërisë shqiptare. Ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq, ky njeri që akuzoi babanë e tij si babanë e djalit të tij. Ky njeri i pa nder, i pa familje, pa asnjë normë shoqërore dhe morale...”.
Ja dhe konsiderata e Erion Veliajt për Ilir Metën.”…pas Fiksit nuk e di cila pjesë ma shpifi më shumë. Ndoshta fillimi ku Ilir Meta pështyn gishtat obezë si kambist ordiner dhe shfleton si të ishte shuk me lekë atë defterin ku në listë vijon Armo, hec, tec, kryetarja e Gjykatës së Lartë, prokurorët, bakshishi 700 mijë euro dhe…pika kryesore, e kam fol me Saliun. NEVERI”-shkruan Veliaj.
Dhe për ta mbyllur mjafton kjo fjali e Edi Ramës kur doli në televizor për të reaguar ndaj video-përgjimit Meta-Prifti; Thonë e rithonë në fakt se populli nuk e pa atë që pa dhe nuk e dëgjoi atë që dëgjoi..
l.mitro
Comments
Cudia me e madhe 3 dite
<p>Cudia me e madhe 3 dite zgjate! Ne fund te fundit ky popull e ka ngrene gjithemone dhe ka per ta henger akoma...</p>
Perle!
<p>Perle! </p>
Nuk eshte puna se cudia me e
<p>Nuk eshte puna se cudia me e madhe zgjat 3 dite. Puna eshte se cudia e madhe ka pothuaj dy vjet qe eshte ulur kembekryq ne krye te shtetit si Rama-Meta, po nje shkrim si ky duhej shkruar qe diten e pare te aleances Rama - Meta dhe duhej ribotuar cdo dite derisa ne mos te gjithe, te pakten shumica ta kuptojne se po rrojne mu ne mes te cudise se madhe qe ndryshe mund te quhet edhe makthi i madh. Ngrini ne mes te Tiranes nje billboard te madh dhe transmetoni papushim te gjitha xhevahiret qe ky llum ka thene per njeri tjetrin dhe tani jargaviten e puthin njeri-tjetrin me peshtyme pa fund.</p>
Add new comment