Portali ‘e-zani.com’ distancohet nga imamët e arrestuar; por edhe nga media e sistemi gjyqësor

Postuar në 15 Mars, 2014 06:53

Gazetat e televizionet kanë raportuar zellshëm mbi arrestimin e imamëve e besimtarëve që janë përfshirë –kjo është akuza që u bëhet – në rekrutimet e njerëzve për në Siri, por nuk është nënvizuar fakti se ka dhe segmente të rëndësishme brenda komunitetit mysliman që nuk u kanë dalë në mbrojtje të arrestuarëve. Madje, këto segmente (që janë segmente përfaqësuese të këtij komuniteti) kanë pretendimin se e kanë kritikuar sjelljen e dy imamëve të arrestuar përara se ata të arrestoheshin. Portali e-zani.com që është një nga zërat e moderuar mediatikë të myslimanëve shqiptarë ka publikuar një editorial, ku thuhet se “kanë qenë udhëheqës fetarë të xhamive të vendit ata që u kanë tërhequr vëmendjen dhe u kanë kërkuar që të ndërhyjnë që imami Genc Balla të ndalte retorikën inflamatore në lidhje me luftën në Siri”. Në këtë editorial qortohet vrulli mediatik që prodhon, edhe pa e synuar, “reagime negative ndaj gjithë bashkësisë së muslimanëve shqiptarë”; qortohet gjithashtu fakti që Ministria e Rendit nuk ka qenë transparente e nuk ka bashkëpunuar me institucionet e bashkësisë së besimtarëve, por në të njëjtën kohë bëhet distancimi nga sjellja e imamëve para e pas arrestit.

Në shkrimin në fjalë (mund ta ndiqni të plotë në linkun http://www.e-zani.com/2014/03/14/fajesia-e-parakohshme-e-muslimaneve-te-arrestuar/) hidhen dyshime, megjithatë, mbi ligjshmërinë e arrestimeve që janë bërë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Isamiket heshtin.

Submitted by fahriu (not verified) on

portalin ezani e ka zene belaja me keto arrestime. pse se pari shqiptari i pare nga jugu qe u vra ne Siri, ishte aktivist i ezanit. e dyta njerez te ezanit sikur armir taraj kane bere thirrje ne internet per xhihad ne siri. e per 2 vite me radhe ezani ka mbeshtetur xhihadin ne siri dhe ndryshoi faqe vetem pasi u pa qe perendimi ndryshoi planet e tija me sirine. perpara se besnik sinani, ergys mertiri, ervina hatibi - qe jeton ne turqi dhe i di levizjet e xhihadisteve shqiptare - te kritikojne imam Genci Ballen - ata duhet te bejne njehere autokritike publike perpara organeve te rendit publik per perfshirjen e tyre ne siri. organizata IHh  e cila con xhihadiste ne siri eshte promovuar nga ezani dhe biles edhe ka paguar hotelet dhe biletat per veprimtaret e ezanit kur ata kane shkuar ne turqi. pyetja qe ezani duhet te jap pergjigje eshte sesa eshte perfshire vete ne xhihadin sirian dhe pse ben keto reagime tani.

Submitted by Sandri (not verified) on

Ti vuake nga sindroma e gomarit ne enderr o shoku fahri.

Nejse mund te flasesh me Pall Tedeschinin kam pershtypjen qe do kuptoheni mire.

Submitted by Dashi (not verified) on

Ore si shume i referoheni ketij e-zanit ju, mos keni ndonje e-zanist aty brenda se s'ka mundesi. Ze i rendesishem thote. Po cfare te rendesishem o derbardhe, a ja keni idene si funksionon komuniteti apo jo? Gjepura..

Submitted by Epiroti (not verified) on

Keta te Ezanit jane te gjithe rekrute te Sorosot dhe te Mucit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.