Skënder Bruçaj zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Postuar në 08 Mars, 2014 12:24

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Skënder Bruçaj është i zgjedhuri në krye të KMSH mes katër kandidaturave të paraqitura për këtë post. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së; Skender Bruçaj, nënkryetar i KMSH-së;  Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë KMSH-së, ishin kandidaturat e tjera të cilët nuk arritën të marrin numrin e votave të mjaftueshëm për kreun e KMSH. Kryetari në detyrë Selim Muça në fjalën e tij tha se: “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë në çdo moment. Të njëjtën gjë shpresoj ta bëni edhe me pasuesin tim në këtë detyrë të shenjtë e fisnike”. Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri u zhvillua në mënyrë të fshehtë. Nga 101 anëtarë që ka Këshilli i Përgjithshëm, në votim morën pjesë 99 vetë. Fitues me shumicë votash u shpall Skender Bruçaj.

Kush është  Skënder Bruçaj

Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976. Është i martuar dhe ka dy djem. Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992. Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji. Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.Për disa vite ka punuar si konsulent për disa komani të huaja. Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”. Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Hëna e Plotë-Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht. Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”. Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”. Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së. S.S

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>I uroj emnimin ne kete detyre shume te randesishme Skender Burçajt. Shpresoj se si kuader i pregatitun do te jape kontributin e tij te vlefshem per mbrojtjen e Primeve te Drejtave te Njeriut si dhe per mbrojtjen e parimeve te KUSHTETUTES SE SHQIPNISE.</p>

Submitted by ...njêni pra... (not verified) on

<p>...hahahah, i madh Pavli..., s&#39;e kan êmnù n&#39;Gjykat&#39; Kushtetuese mor tush!!!</p>

Submitted by ...njêni pra... (not verified) on

<p>...hahaha, ty t&#39;ruejt Zoti mor Pal, po ktè nuk e kan emnù në Gjykatë Kushtetuese more tush...!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.