Skënder Bruçaj zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Skënder Bruçaj është i zgjedhuri në krye të KMSH mes katër kandidaturave të paraqitura për këtë post. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së; Skender Bruçaj, nënkryetar i KMSH-së; Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë KMSH-së, ishin kandidaturat e tjera të cilët nuk arritën të marrin numrin e votave të mjaftueshëm për kreun e KMSH. Kryetari në detyrë Selim Muça në fjalën e tij tha se: “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë në çdo moment. Të njëjtën gjë shpresoj ta bëni edhe me pasuesin tim në këtë detyrë të shenjtë e fisnike”. Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri u zhvillua në mënyrë të fshehtë. Nga 101 anëtarë që ka Këshilli i Përgjithshëm, në votim morën pjesë 99 vetë. Fitues me shumicë votash u shpall Skender Bruçaj.
Kush është Skënder Bruçaj
Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976. Është i martuar dhe ka dy djem. Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992. Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji. Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.Për disa vite ka punuar si konsulent për disa komani të huaja. Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”. Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Hëna e Plotë-Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht. Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”. Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”. Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së. S.S
Comments
I uroj emnimin ne kete detyre
<p>I uroj emnimin ne kete detyre shume te randesishme Skender Burçajt. Shpresoj se si kuader i pregatitun do te jape kontributin e tij te vlefshem per mbrojtjen e Primeve te Drejtave te Njeriut si dhe per mbrojtjen e parimeve te KUSHTETUTES SE SHQIPNISE.</p>
...hahahah, i madh Pavli...,
<p>...hahahah, i madh Pavli..., s'e kan êmnù n'Gjykat' Kushtetuese mor tush!!!</p>
...hahaha, ty t'ruejt Zoti
<p>...hahaha, ty t'ruejt Zoti mor Pal, po ktè nuk e kan emnù në Gjykatë Kushtetuese more tush...!!!!</p>
Add new comment