Adem Demaçi: Pa UÇK-në e pa Jasharajt do të ishim ende nën Serbinë

Adem Demaçi ka dhënë një intervistë për ‘Epokën e Re’, dhe mesazhet që ka dhënë aty bëjnë që ta ketë hak titullin rapsodiko-patriotik ‘veprimtar i çështjes kombëtare’ që atij ia japin pa kursim të gjitha gazetat e Kosovës, tek-tuk edhe të Shqipërisë, sa herë që flitet për të. Dhe në këtë intervistë i ka bërë jehonë 16 vjetorit të themelimit të UÇK-së dhe familjes Jashari. “Epopeja e UÇK-së është më e madhja qysh nga koha e Hasan Prishtinës; ajo e ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar”, ka thënë ai, duke saktësuar se “këtë epope të madhe e bëri Adem Jashari me familje; ai flijim ndezi zemrat e shqiptarëve dhe detyroi botën, miqtë tanë, ta shihnin të vërtetën”.
Me këtë rast ka bërë dhe një kritikë: “Fatkeqësisht, ka të atillë që, ngaqë e kanë ndërgjegjen të vrarë, nuk duan ta kuptojnë këtë epope për shkak të paaftësisë së tyre që t’i vlerësojnë gjërat saktë dhe objektivisht, si dhe t’i vlerësojnë rrjedhat historike të cilat janë të pandalshme; ata morën drejtim konservativ, mbeten me ato mendimet e dikurshme se ndaj Jugosllavisë nuk mund të luftohet dhe ndaj Serbisë nuk mund të fitohet; ata nuk e njohën fenomenin e një populli, i cili ishte i vendosur për liri dhe i cili kishte ardhur në shkallën e vetëdijes se pa liri jeta nuk kishte kuptim”.
Citimet që i janë bërë më sipër Demaçit janë marrë nga Koha Ditore.
Re.Pu.
Comments
Ka fillue te plaate Adem
<p>Ka fillue te plaate Adem Demaci. Pa NATO--n Kosova do te ishte ende nen Serbi</p>
Kete sikur e ka nxjerre Enver
<p>Kete sikur e ka nxjerre Enver Hoxha nga hundet.</p>
Add new comment