Erdogan mbyll shkollat e Gulen, në rrezik dhe shkollat e tij në Shqipëri?

Postuar në 01 Mars, 2014 07:34

Lufta politike në Turqi ka hyrë në një fazë tjetër që pas publikimit të përgjimeve të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan.Parlamenti turk ka miratuar një ligj që mbyll shkollat private, shumica e të cilave drejtohen nga Fethullah Gulen.Ky i fundit është një nga akuzuesit më të fortë ndaj Erdogan, ndërsa ky i fundit e akuzon klerikun që jeton në SHBA për komplotist ndaj qeverisë së tij.Shkollat private janë burimi më i madh i të ardhurave për lëvizjen politike “Hizmet” që drejtohet nga 50-vjeçari Gulen.Ligji thotë se shkolla duhet të mbyllen deri më 1 shtator 2015-të. Studentët e këtyre shkollave do t’u nënshtrohen testeve për të hyrë në shkollat apo universiteteve shtetërore.Erdogan e ka justifikuar një ligj të tillë pjesë të reformës për përmirësimin e sistemit arsimor, pasi në këtë aspekt Turqia renditet shumë poshtë vendeve të zhvilluara.Por, ligji nuk përfshin mbylljen e shkollave të Gulen jashtë Turqisë. Në vendin tonë ka shumë kolegje dhe disa universitete të cilat financohet dhe drejtohen nga Gulen. Por prishja e hallkës kryesore mund të vërë në rrezik shkollat e tij në Shqipëri.Kohët e fundit lëvizja “Hizmet” nuk është përfshirë shumë në politikë dhe Gulen ka mohuar se është i përzier në këtë mes.Por tensionet mes ish-aleatëve shpërtheu në vitin 2013, kur mbështetës të “Hizmet” në polici dhe sistemin e drejtësisë u përfshin në hetimet ndaj aleatëve të kryeministrit Erdogan. S.S

Comments

Submitted by albi (not verified) on

Lajm eshte shume jo korrekt. Perktheni sakte. Nuk po mbyllen shkollat por dershanet- kurset para universitare :)

Submitted by ID (not verified) on

<p>Shkollat turke jane nga shkollat me cilesine me te mire ne vendin tone dhe do te ishte nje lajm shume i keq nese do te mbylleshin, sidomos per nxenesit qe kryejne studimet aty.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>shkrimi eshte plot me pasaktesi..se pari levizja hizmet nuk eshte levizje politike.se dyti nuk mbyllen shkollat private por qendrat e kurse pergatitore dhe se treti gulen nuk eshte 50 por 73 vjec..</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.