Erdogan mbyll shkollat e Gulen, në rrezik dhe shkollat e tij në Shqipëri?

Lufta politike në Turqi ka hyrë në një fazë tjetër që pas publikimit të përgjimeve të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan.Parlamenti turk ka miratuar një ligj që mbyll shkollat private, shumica e të cilave drejtohen nga Fethullah Gulen.Ky i fundit është një nga akuzuesit më të fortë ndaj Erdogan, ndërsa ky i fundit e akuzon klerikun që jeton në SHBA për komplotist ndaj qeverisë së tij.Shkollat private janë burimi më i madh i të ardhurave për lëvizjen politike “Hizmet” që drejtohet nga 50-vjeçari Gulen.Ligji thotë se shkolla duhet të mbyllen deri më 1 shtator 2015-të. Studentët e këtyre shkollave do t’u nënshtrohen testeve për të hyrë në shkollat apo universiteteve shtetërore.Erdogan e ka justifikuar një ligj të tillë pjesë të reformës për përmirësimin e sistemit arsimor, pasi në këtë aspekt Turqia renditet shumë poshtë vendeve të zhvilluara.Por, ligji nuk përfshin mbylljen e shkollave të Gulen jashtë Turqisë. Në vendin tonë ka shumë kolegje dhe disa universitete të cilat financohet dhe drejtohen nga Gulen. Por prishja e hallkës kryesore mund të vërë në rrezik shkollat e tij në Shqipëri.Kohët e fundit lëvizja “Hizmet” nuk është përfshirë shumë në politikë dhe Gulen ka mohuar se është i përzier në këtë mes.Por tensionet mes ish-aleatëve shpërtheu në vitin 2013, kur mbështetës të “Hizmet” në polici dhe sistemin e drejtësisë u përfshin në hetimet ndaj aleatëve të kryeministrit Erdogan. S.S
Comments
Lajm eshte shume jo korrekt.
Lajm eshte shume jo korrekt. Perktheni sakte. Nuk po mbyllen shkollat por dershanet- kurset para universitare :)
Shkollat turke jane nga
<p>Shkollat turke jane nga shkollat me cilesine me te mire ne vendin tone dhe do te ishte nje lajm shume i keq nese do te mbylleshin, sidomos per nxenesit qe kryejne studimet aty.</p>
shkrimi eshte plot me
<p>shkrimi eshte plot me pasaktesi..se pari levizja hizmet nuk eshte levizje politike.se dyti nuk mbyllen shkollat private por qendrat e kurse pergatitore dhe se treti gulen nuk eshte 50 por 73 vjec..</p><p> </p>
Add new comment