Ç’do ndodhte me kombëtaren zvicerane pa emigrantët? S’do ekzistonte

Postuar në 11 Shkurt, 2014 11:21

Vendimi i Zvicrës nëpërmjet një referendumi për të mos lejuar emigrantë pa limit në vendin e tyre, qoftë dhe emigrantë të ardhur nga BE-ja, ka bezdisur shumëkënd. Shumë media po i kualifikojnë zviceranët si mosmirënjohës, pasi janë një popull që ka ngritur mbrothësinë e begatinë e vet mbi bazën e fuqisë punëtore të huaj. Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka kapur një anë tjetër të mosmirënjohjes e të absurdit. Duke shtruar pyetjen: Sa vetë do të mbeteshin në kombëtaren zvicerane të futbollit, sikur të mos llogarisnim emigrantët, si turku Inler, shqiptari Berhami, etj? Do mbeteshin vetëm tre apo katër vetë. Po, po, kaq janë lojtarët që kanë lindur në Zvicër nga prindër zviceranë denbabaden.

Gazeta në fjalë e ka shoqëruar shkrimin e vet (kush di gjermanisht mund të shkojë për ta lexuar të plotë në linkun http://www.welt.de/wirtschaft/article124750133/Die-Maer-vom-Wirtschaftswunderland-Schweiz.html) me një foto të trukuar; siluetat janë emigrantët.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>sjane emigrante, jane zvicerane me origjine te huaj. nderkohe qe referendumi nuk ishte per kete kategori te huajsh, por per ata te EU, levizja e lire e te cileve rregullohet me nje marreveshje bilaterale mes zvicres dhe EU. Keta nuk kane shtetesi zvicerane, nuk jane sekondos, si keta te fotos, keta jane force punetore dhe jkan lejen e punes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.