3 milionë lekë për djegien e fletëve të votimit! Pse të mos përfitojmë duke shitur letrën për riciklim?

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të marrë vendimin për asgjësimin me anë të djegies të fletëve të votimit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013-të. Të hënën, KQZ pritet që të mblidhet për të vendosur për mënyrën e asgjësimit. KQZ vazhdon të funksionojë me katër anëtarë, dhe ata do të vendosin nëse do të përdoret asgjësimi me lëndë djegëse sikurse kanë bërë edhe më parë, apo këtë radhë do të shohin mënyrën e riciklimit.Në rast se vendoset mënyra e djegies, atëherë KQZ mund të marrë menjëherë vendim edhe për datën e fillimit të procesit të hapjes së kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore, ndërsa në rast se përzgjidhet mënyra e riciklimit, atëherë ky proces duhet t’i nënshtrohet fillimisht procedurave për ankandet publike, me anë të së cilit do të përzgjidhet kompania e cila do të kryejë këtë proces, raporton “Shekulli”. Bëhet fjalë për 11 500 kuti votimi në total, duke përfshirë edhe kutitë e përdorura në zgjedhjet e pjesshme, të cilat duhen pastruar e sistemuar, si dhe një sasi e madhe fletë votimi dhe materiale të tjera zgjedhore, është menduar që procesi të realizohet për një periudhë kohore 45 ditë pune. Kostoja përllogaritet 3 milionë lekë të reja. S.S

Comments

Submitted by nextGen (not verified) on

<p>Pse thoni ju mos te riciklohen! Sepse jetojme ne nje xhungel ku &quot;djegia&quot; sjell ndonje lek per veti, kurse riciklimi asgje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.