“Look Back”, Facebook ndihmon një amerikan të “rimarrë” kujtimet e djalit të vet

Facebook ka ndihmuar një qytetar amerikan që të krijojë një video me pamje të familjes dhe të djalit të tij që kishte vdekur në moshën 22 vjeçare, në vitin 2012. Kërkesa e John Berlin erdhi pasi Facebook aktivizoi për të gjithë përdoruesit e vet, opsionin Look Back, një kolazh prej një minute, ku rindërtohet me disa pamje historiku i profilit të gjithsecilit. Me këtë rast, Berlin publikoi kërkesën e vet në Youtube dhe Zuckenberg e ka marrë parasysh kërkesën. Berlin shprehej se ai vetë nuk kishte akses në profilin e Facebook të të birit ndaj edhe këtë mund ta bënte kompania. Në fakt kjo ndodhi dhe siç njofton BBC-ja, edhe pasi pati mbështetje të madhe në Youtube.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/technology-26066688
s.z
Comments
Pashe videon ne youtube,
<p>Pashe videon ne youtube, histori prekese. Te gjithe jemi njerez te zakonshem, c'na ben speciale jane Femijet tane.</p><p>Ky zoteri pati fatin e keq te humb djalin ne moshen me te mire, dhimbja e te jetuarit me kete deri diten e fundit te jetes eshte e jashtezakonshme. Bravo FB qe ja dhate babait videon qe kerkonte!</p>
Add new comment