Berisha & Topalli kërkojnë opozitë radikale

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë për një linjë të ashpër opozitare. Berisha, gjithashtu i lodhur nga angazhimi i tepërt në sallën e Kuvendit, u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të jenë më aktivë.Gjatë seancës së djeshme që zgjati mbi 10 orë, PD kërkoi pushim për të mbledhur grupin parlamentar. Berisha me sa duket ishte lodhur. Por më shumë se kaq, ai po shkonte në mbledhjen e grupit demokrat me një pakënaqësi të shpërmatur. I pezmatuar me “të tijtë” për mungesën e reagimit dhe qëndrimin thuajse pasiv më së shumti nga ish-ministrat e tij për ato çfarë thuheshin në Kuvend, Berisha u ka kërkuar deputetëve të jenë më agresivë. “…Duhet të flisni edhe ju! Kur ata ju shajnë, duhet të reagoni edhe ju”, – mësohet t’u ketë thënë Berisha deputetëve demokratë sipas gazetës “Mapo”.Në thirrje për një opozitë më të ashpër është bashkuar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila gjatë seancës së djeshme ishte e pakënaqur ndaj Metës për minutazhin e pamjaftueshëm që i lihej Berishës gjatë replikave. “Opozita është shpirt… është zemër…Ish-ministrat duhet të flasin dhe të mbrojnë punën e tyre”, – mësohet të jetë shprehur ajo. S.S
Comments
po si nuk u lodhe o burri

po si nuk u lodhe o burri dheut,ke 23 vjet i provove te gjitha.......aman na thuaj car te ka ngel pishman.

Cfare te mbrojne

Cfare te mbrojne ish-ministrat e shkrete te Berishes, mor Zot! Ca ka per te mbrojtur Halimzeza, Bodeqyqja, Imamkorbi?

Epo ja, do mbrosh ti

Epo ja, do mbrosh ti Edi-Meten, o Bard-mavria

Nese PD-ja deshiron te

Nese PD-ja deshiron te rimekembet duhet te beje opozite konstruktive dhe jo radikale. Ne kete menyre do te rishohim skenat e vjetra kur ne opozite ishte PS-ja dhe vendi perseri rrezikon te mbetet i zene ne ngerç. Me te shara nuk shkohet asgjekundi.

Kjo eshte strategji

Kjo eshte strategji idiote.

PD-ja nuk humbi se e braktisen militantet. Por humbi sepse e braktisi "shtresa gri". Tani PD-ja ne vend qe te gjej menyra per te rifituar kete shtrese, kerkon te forcoje mbeshtetjen e militanteve nepermjet nje "opozite radikale". Votat e militanteve i kan ne xhep, tani duhet te punojn per te fituar te tjera vota, dhe te tjeret duan normalitet.

Me siguri ka shume ne PD qe e din kete por cfar te bejn kur udhehiqen akoma nga "ariu madh". Berisha e "krijoi" ate parti, dhe mesa duket Berisha do ta shkaterroi.

Add new comment