Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, 10 herë më shumë se në SHBA, 14 herë më shumë se në Suedi, krahasueshëm me Ganën

Postuar në 05 Shkurt, 2014 08:38

Numri i të vdekurve në aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë vitit 2013 ishte 295, raporton Ministria e Transporteve. Ndërkohë, numri i automjeteve të kolauduara ka qenë rreth 306 mijë dhe të regjistruara rreth 446 mijë. Duke presupozuar se rreth 400 mijë automjete kanë qenë realisht në qarkullim dhe secili automjet ka përshkuar mesatarisht 10 mijë kilometra në vit brenda vendit, rezulton se Shqipëria ka patur 7.4 vdekje për 100 milion kilometra të përshkuara nga automjetet. Krahasimisht, në ShBA, ky tregues është në nivelin 0.74, ndërsa në Suedi është në nivelin 0.53.

Në nivel të ngjashëm me Shqipërinë është Gana, e cila në vitin 2012 kishte 7.6 vdekje për 100 milion kilometra të përshkuara nga automjetet.

Ngjashëm me Ganën, rreth 1/3 e viktimave të aksidenteve rrugore në Shqipëri ishin këmbësorë ose biçiklista.

"Agresiviteti i drejtimit të mjetit rrugor është fenomeni më i rrezikshëm prezent në situatën aktuale, gjë që vihet re në të dhënat e aksidenteve për këto vitet e fundit, ku rreth 66,5% e aksidenteve, janë pasojë e sjelljes jokorrekte të drejtuesve të mjeteve", theksohet në raportin e Ministrisë së Transporteve. Për këtë arsye, konkludohet në raport, zgjidhja e problemit konsiston jo vetëm në ushtrimin konstant të forcës së ligjit nga policia rrugore, por edhe tek sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve.

E.Zaloshnja

(http://respublica.al/artikuj/2014/02/05/raporti-i-ministrise-se-transporteve-per-2013-en-2075-aksidente-me-295-te-vdekur )

Comments

Submitted by Pinxho Kapellja (not verified) on

Epo albanezeve kur jane mbas timonit u duket vetja perendi. Kur bejne ndonje te zullum atehere zgjohen e fillojne ti bien kokes me shapke

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.