Moskë, monumenti i Xherxhinskit mund të rivendoset në Lubjanka

Postuar në 05 Shkurt, 2014 14:32

Feliks Xhexhinski mund të rikthehet përballë Lubjankës. Monumenti i ish-kreut të njohur të ÇEKA-s, shërbimit të parë policor dhe sekret të bolshevikëve, ka gjasë të rivendoset në Moskë, pikërisht në vendin ku ka qëndruar më parë, pra përballë ish-godinës qendrore të KGB-së. “Ria Novosti” citon Lev Lavranov, kreu i komisionit të monumenteve në Moskë, sipas të cilit kjo çështje po shqyrtohet në këshillin e qytetit. Dhe këshilli do të marrë vendim për këtë çështje në datën 11 shkurt. Ky është vetëm një hap i parë, pasi sipas Lavranov, “nisur nga rëndësia kombëtare e çështjes, do të duhet edhe aprovimi i qeverisë federale”. Pra, do të duhet edhe miratimi i Putinit, që është instanca e vërtetë vendimmarrëse në Rusi. Akti, edhe nëse nuk shoqërohet me reagime, përfaqëson shumë për zhvillimin aktual të Rusisë. Kjo pasi, Xherxhinski ishte ndër planifikuesit dhe zbatuesit më efektivë të terrorit bolshevik, që ishte politikë e vetëdijshme pas revolucionit të tetorit. Dhe statuja e tij “mbretëroi” në Lubjanka deri më 1991, kur u hoq pas grushtit të shtetit të vitit 1991. Ndërkohë ideja e vendosjes së statujës u diskutua edhe më 13 tetor të viti të shkuar, por ajo u hodh poshtë nga ligjvënësit rusë.

Më shumë në: http://en.ria.ru/russia/20140205/187233178/Statue-of-Soviet-Secret-Police-Chief-May-Reappear-in-Moscow.html

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Po ne c&#39;presim akoma, kur do ta rivendosim monumentin e Qoftelargut tone te lavdishem, apo te veme nje here Herojt e Vigut, e pastaj dalengadale sa te piqen kushtet.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.