"Shqipëria 1 euro" rivihet në punë. Kontrata aplikohet për investime mbi 10 milionë euro, ose biznesin fason

Qeveria ka bërë realitet juridik nismën e saj për të dhënë kategori të caktuara të pasurisë shtetërore me kontrata qiramarrjeje prej 1 uro. Përmes një vendimi të marrë sot për dhënien me qira, apo me enfiteozë të pasurive shtetërore, janë përcaktuar rregullat dhe kriteret e zbatimit të këtij premtimi, i cili në fakt, u vu në zbatim së pari nga qeveria e shkuar. “Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave. Kur, pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si:
a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;
b) veprimtari prodhuese të regjimit “FASON”;,
atëherë, në këtë rast, institucioni që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë i propozon Këshillit të Ministrave lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 (një) euro/kontrata”, thuhet në vendimin e qeverisë. Po kështu në funksion të nxitjes së biznesit për sipërfaqet mbi 200m2 “vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton në llogaritë financiare vjetore të tij se ka kryer investime në pasurinë e marrë me qira ose enfiteozë për përmirësimin e saj, si dhe për blerje e instalim linjash, makinerish e pajisjesh në vlerat, si më poshtë vijon: Investime mbi 50 milionë lekë, zbritja është 10 % ; Investime mbi 80 milionë lekë, zbritja është 20 % ; Investime mbi 100 milionë lekë, zbritja është 30 %; Investime mbi 150 milionë lekë, zbritja është 40 % “. E gjithë fryma e vendimit lidhet më shumë me funksionalizimin e pronave në aktivitete biznesi me qëllim punësimin. Madje kjo thuhet që në pikat e para të vendimit, i cili sanksionon qartë se kur quhet i vlefshëm konkurrimi, për kontratat e qerasë: “Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë, si më poshtë vijon: Niveli i investimit; Niveli i punësimit; Oferta e detyrimit mujor të qirasë”. Ky akt ka vjen vetëm një javë pasi qeveria shqiptare i hoqi Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 18 000 ha sipërfaqe bujqësore, që dikur kanë qenë pronë e instituteve bujqësore, e që ishin destinuar për kompensimin e pronarëve. Që bëhet fjalë edhe për këtë pasuri këtë e vërteton, fakti se këtë transferim, qeveria e bëri drejt Ministrisë së Bujqësisë, duke i përcaktuar kësaj të fundit edhe bazën ligjore të administrimit të pasurisë që merr. Kjo bazë është ajo që rregullon dhënien me qira ose koncesion të pasurive shtetërore. Dhe së fundmi edhe vendimi i sotshëm sqaron se për cilat hapësira apo objekte bëhet fjalë: “ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror. Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore”.
Vendimi i plotë në: http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-keshillit-te-ministrave-miratuar-ne-mbledhjen-e-dates-5-shkurt-2014&page=1
s.z
Comments
Disa terma, si ''fason &

Disa terma, si ''fason & emfiteoze" qeveria duhet ti jape tek ''definitons'' ne fund te faqes, dhe gazetaret duhet ti sqarojne per publikun.

Cheap Wont Sell. Shtetet shesin ne imazh pastaj ne cmime. Shqiperia nuk eshte Walmart a £1-Shop, "blen me fuqi e shet me kova" Nje oferte e tille eshte e frikshme per nje investitor te zgjuar.Pse kaq lire? What's the catch? Kandahari te merr anakandin me 0.30 Euro metri, oferta bie me Talebanin, bile dhe kur te paguajne te shkosh.

What's the Catch? Grepi del me pas -->imazhi/ anarkia ligjore, korrupsioni e mungesa e stabilitetit. Prandaj oferta te tilla sjellin ''Hajdine Sejdite'' e te lene me gropa, kurre biznes serioz. Se Qeveria ve nje limit prej 10.000.000 Euro investim kjo as sjell investore serioze, as parandalon spekulatoret.

* Kohet kane ndryshuar, s'ka me Shqiperi-Gjermani, Shteti shitet tek individet neper-bote, me 1-2-3 klik, kushdo gjen info per kedo.

* Ofertat fillojne ne lehtesira tek ato qe i kerkojne cmimi eshte ne fund. Megjithese e shohim, shpesh, te parin. Kostoja, jetegjatsia, perdorimi, transporti, doganat, konkurrenca, infrasturktura, rendi publik; jane shume faktore qe e cojne Cmimin e ulet drejt negatives; s'ja vlen. (kujto Kandaharin, a Berishen se si shiti dot Shq. as ne tezga tregu.)

* ''Imazhi rregullohet'' ne fillim. Shembuj te mire, artikuj gazete, konsultante nderkombetare qe kane ndihmuar vende te ngjashme, keshilltare biznesi, filma, festivale, spote turistike etj; shteti angazhohet maksimalisht per mbarevajtjen e tyre. Duhet kuptuar se sot dhe nje ''Dear Sir'' leter nga nje individ, ne nje gazete serioze te botes qe tregon nje ''veshtiresi apo mungese'' ne Shqiperi, ri-forcon nje imazh jo te mire per 000-000 lexues. Sic dhe nje e mire ndikon...por e keqja ngelet.

* Shet Aftesi/Skills, pastaj toke/objekte. "Shqiperia si rend e siguri, si vend me popullsi te re, te uritur per pune e dije, pagat kompetitive, te rinjte te shkolluar, gjuhe te huaja, kurioze, punetore, te ndershem,gati-te-mesojne. E ky eshte fillimi vec ne Europe (per kete mund te vijne ato) po te shkoje me lart...Kine/Indi etj, qe punojne ne menyre ekstreme me edukim solid e kulture pune qe se kemi pasur kurre, dalim zbuluar.

* Biznesi nuk vjen nga cmimi i lire. Vec dikush qe s'ka bere kurre biznes mendon keshtu! Bile dhe Aftesite nuk mjaftojne. Korrupsioni, bureokracia ekstreme e mungesa e stabilitetit politik; reflektojne ne besimin qe ka biznesi boteror tek ti. Hungaria ka aftesi te rralla, ne 1995 mendohej se ishte shteti me i afte ish-komunist qe do shperthente i pari ne teknologji e ekonomi. Nuk ndodhi .Provo te hapesh e mirembash nje biznes atje; eshte tmerr bureokratik. 20 vjet me pare kish 40 persona per nje vend pune, sot presin 400 te tille. Politika e rrrenoi, dhe Sllovakia eshte me perpara. Pra dhe Skills-e-zgjuarsi-ne-libra, nuk mjafton!

* Lehtesirat ne taksime e dokumenta i interesojne biznesit me shume se cdo gje. Nje vizite ne nje shtet te huaj ka 20 komplikacione...si ndihet nje biznes? Duhet ti shesesh ''fillim-e-fund'' si eksperience ne nje ''pakete pushimesh'' ku ai shef perfitimet, jo friken apo te panjohuren. 1 Euro, ok, po ku po mbytem? -- Albania?

* Me vjen shume keq por keto nuk behen nga Kr-Ministri, i cili se ka idene e biznesit. As te botes. Ai kujton se Skorpionsat jane Cool, zoteri, ato nuk ishin kurre ''cool'' ne kohen e tyre jo me tani. Biznesi te ha te gjalle, s'punon me sentimente e nisma. Naiviteti i sotem ne kontrate paguhet shtrenjte neser; me interes; e me demshperblim.

* Eshte fakt universal nga nivel Ministri tek Sherbyesit Civile jane te pa-afte ne biznes, i bejne lemsh kontratat e tenderat; mire a keq ato si denon njeri se eshte ''malli i babes'' Dhe kur s'jane te korruptuar biznesi ua hedh: kontratat jane ne dem te vendit/institucionit, tenderat dalin me shtrenjte e shperdorimet jane kolosale.

* Te ''shesesh'' nje shtet eshte proces jo nisem mediatike me nje (a 101) vendime qeveritare. Shtete serioze kane deshtuar. Z. Rama, mund te pyese Toni Blerin si i doli reklama ''Cool Britania'' komplet kot! Humori britanik nuk perkthehet mire ne bote, as Britania s'ka qene kurre cool [mund te quhet serioze/ solide / inovative etj] e shkoi per thana. Megjithe leket e harxhuara. PR behet me imazhin, jo PR me para/pasuri qe se paguan vete!

* Kur shet gjera te medha ''nje Shtet'', ti kure nuk shet direkt por indirekt. 1 Euro shiten Portokallet, jo Toka/Objektet! Eshte nje ngjarje masive ne jeten e cdo biznesi te beje ''zgjerim, levize diku tjeter'' lutju fatit qe po i drejtohesh atij/atyre qe e kane kete ide qe pa shkuar ti; por jo se i mbush mendjen dikujt te ''ngre cadren'' e te vije ne Shqiperi, nene virtutin se ja dhame ''1 Euro''.

Shteti ka shume per te bere ne Kulture, Arsim, Sistem Qeveritar, Rend e Siguri dhe Njerezit; si nje individ... lyeje shtepine si fillim, ri-organizo jastket, ve ca lule eremire rreth-e-rrotull, pastro oborrin e me pas Nxirre ne Shitje.

Se harrova, sigurohu qe te punonje dritat, e lutju zotit qe zona nuk shume rrugace perreth, se bleresi do i konsideroje te gjitha keto.

Ka ne Newcastle a ne ca ''derelict areas, all over UK" shtepi dhe me £15.000 por si blen njeri.

=1 Euro.

Add new comment