Doganat e Spiropalit përgënjeshtrojnë pritmëritë; të ardhurat e janarit janë mbi plan

Rritja e të ardhurave doganore gjatë muajve të fundit të vitit të shkuar u lidh nga shumë vetë me një hile të tregëtarëve, të cilët – ky ishte arsyetimi që u bë me atë rast – bënë çmos të importonin sa më shumë mallra të huaja të akcizës (karburant, pije alkoolike, cigare, etj), në mënyrë që të shmangnin rritjen e kësaj takse që hynte në fuqi në fillim të vitit 2014. Këtë hile të mundshme nuk e përjashtoi as Elisa Spiropali në studion e programit Jamais Vu të Mustafa Nanos, në Ora News. “Por kjo rritje e të ardhurave për këtë shkak është shumë më e vogël se sa bëhet, dhe nuk do të afektojë të ardhurat e muajve të parë të vitit 2014”, tha Spiropali në thelb në atë program.
Sot, drejtoria e përgjithshme e doganave ka nxjerrë lajmin se të ardhurat doganore për muajin janar janë realizuar në masën 102%.
Re.Pu.
Comments
Planin e realizuam me 1o2%

Planin e realizuam me 1o2% per grurin, misrin, elbin dhe per bimet foragjere. Rilindja! Ec atyyyyyyyyyyyy!

Duam Doganiere Ngjyre Gri.

Duam Doganiere Ngjyre Gri. Nuk i duam as ne Emisione Televizive e as konferenca Shtypi, e jap kete ne deftoren me te mundshme te Shqipes, e me respekt (maksimal per z Nano) per cdo gazetar. Doganieret dalin ne media pas nje aksioni spektakular, evazione, grupe te medha kriminale qe trafikojne mallra etj. Jo per pune ditore, mujore, vjetore. Tani te rrine ne zyra. Znj e nderuar Spiropali nuk eshte Personalitet Televiziv, ka nje nga detyrat me te rendesishme e serioze te shtetit; cdo qe tjeter e jep ''zyra shtypit'' e qeverise/ agjensise perkatese.

Doganat dhe Oficeret e Taksave jane ato qe mbajne Shtetin ne Kembe, puna (a mos-puna) e tyre, prekin kedo e cdo aspekt te jetes tone; nga femijet, studentet, te martuarit, te ndarit, pensionistet, biznesi i vogel (Shqiptar a vendas) e korporatat nderkombetare. Ne nje pike te jetes, cdo qytetar shqiptar vjen direkt ne kontakt me ta; ne jete te perditshme gati cdo dite. Mesuesi, polici, mjeku, bashkia; te gjitha sherbimet mbeshtetet nga taksat tona e te ardhurat qe shteti merr nga doganat.

Doganieret duhet te jene te mire-trajnuar, cdo gabim te tyre paguajme te gjithe. Te mire-paguar, qe te mos rreshqasin per nje ''quick buck'' e i duam ne Background. ''Meshkujt Doganiere'' me uniforme, kostume pune etj. ''Femrat doganiere'' me kostum e seriozitet, jo bluza me ngjyra, unaza ''alla Mike Tayson'' e fustane me Lule. Te gjithe se bashku, i duam precize e serioze, e natyrisht ne punen per te cilen paguhen. Zonja e nderuar te kete dhe parasysh (shume) se ajo nuk flet me ne emer te Partise perkatese (ps/lsi) a te dyjave bashke. ''Neja'' si Ne, e saj, eshte ne perfaqesim te shtetit. Nuk ka relacion fare me ''ata'' (te shkuarit) e agjenda politike! Te rrine urte, i duam te qete, te pafjale e punetore, me nje fjale Ngjyre Gri!

Flm.

(nuk ka me ide patetitke sesa nje drejtues doganash ne TV/media cdo muaj.)

Dogane do te thote te

Dogane do te thote te zhdoganohet 100% e mallrave qe futen ne vend. Plani u realizua 102%. Pse, qenka zhdoganuar ndonje mall dy here? Po, sa para futen ne xhep doganieret? Kesaj i thone te zhdoganosh e te ligjerosh vjedhjen. Me gjeni nje doganier (perveç atyre qe jane punesuar per ta filluar vjedhjen nga e para, kuptohet, pasi te dalin "ne te veten") qe nuk ka makine luksoze, vile, qe nuk ben jete luksoze. He, e gjeni dot dhe jepjani emrin ketu, ne publik.

Add new comment