LSI “majtas të majtës”. Meta: Të rivendosen Heronjtë e Vigut dhe “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Postuar në 04 Shkurt, 2014 08:28

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, e ndërruar nga bashkia e Tiranës në “Ibrahim Rugova”, dhe rikthimi i monumentit të Pesë Heronjve të Vigut në qendër të Shkodrës, janë bërë “kuaj beteje” të LSI-së me rastin e 70-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit, që të pozicionohen “majtas të majtës” lidhur me qëndrimet ndaj Luftës Antifashiste. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se martirët e 4 shkurtit duhet të kenë sërish një rrugë me emrin e tyre dhe një memorial ku të jenë shënuar emrat e atyre që dhanë jetën në luftën kundër fashizmit. Për kreun e Kuvendit, ka ardhur koha që të rivlerësohet edhe monumenti i “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, që sipas tij, u largua nga qendra e qytetit në mënyrë të padrejtë. Në fakt, një ditë më parë Këshilltarët e LSI-së kanë depozituar një kërkesë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rivendosjen e emrit të rrugës "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Interesant është reagimi i këshilltarit të PS-së në bashki, E.Salianji, sipas të cilit kësaj rruge duhet t’i mbetet emri i Rugovës, dhe të gjendet një rrugë tjetër për “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

a.k

Comments

Submitted by pal golemi (not verified) on

Rruga 4 shkurti te rikthehet sic ishte , Rugoves i gjeni nje rruge tjeter. O bejeni o mos e beni fare, jo me hipokrizi e kompromise per historine

Submitted by Aron (not verified) on

Tendenca qe po shfaq LSI eshte vecanerisht e rrezikshme. Une mendoj, se ne kete rast nuk kemi te bejme me pragmatizem, por me nje Enverizem te paster. As te mos i shkoj neper mend njeriu se kemi te bejme me mobilizimin e turmave fanatike komuniste per ti perdorur si votues ne zgjedhjet lokale. Jo. Edhe te mendohej se Ilir Meta do te gllaberoj ne perspektive PS, kjo nuk mund te sherbente si justifikim. Loja po kalon cdo kufi. Duket Ilir Meta po loz me zjarrin. I ka hypur mendja mbi floke dhe eshte mire ta dije, se ai qe do te humbas ne kete rast ka per te qene vet ai.

Submitted by P.A.B (not verified) on

Nese rruges do i ri-kthehet emri le te ngelet ceshtje e bashkise, jo te behet politike me te. "Deshmoret e 4 Shkurtit" nuk mund te quhet me. Viktimat? Nuk ka asgje te keqe, ishin viktima te nje lufte te perbotshme. Kudo ka monumente te tilla. Deshmore nuk shkon. a) Faktet thone qe keta 84+ persona, ishin qytetare te zakonshem marre naten nga shtepia. Keto njerez fatkeq u ekzekutuar nen emrin e terrorit. b) Nuk ishin pale luftuese, as guerrilje, e as individe luftetare. c) Ulim vlerat e ''termit'' Deshmore.

Te vrarit  si pengje ne lufte, raste zjarri, fatkeqesish natyre etj, jane viktima; palet, ''shpetuesit' ato qe e vene veten ne rrezik e me vetedije te plote, quhen Deshmore, Martire, Heronj etj, sipas vendin e shkalles se trimerise.

Nje dicka ''teknike'' per Kr e Kuvendit.

Se di ligjin perkates e nese dikush ndihmon - faleminderit, por jam i bindur dhe se nuk ka nje te tille... shprehimisht; Z Meta ne detyren e tij te sotme nuk mund te rrije Kryetar Partie. Ne kete forme ai pozicionon nje figure qe duhet te jete ''pertej paleve''

Kryetari i Kuvendit, deri kur dorezon kete post duhet te rrije larg nga Politika Partiake, i.e LSI. Praktikisht dhe Formalisht.

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Po me viktimat e Hotel Bristolit qe vrane komunistet ne vitin 1944, a ka ndermend Ilir Meta te emertoje ndonje rruge?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une propozoj qe Sheshit Skenderbej t'i nderrohet emri dhe t'i vihet "Sheshi Shoku Ilir Meta dhe rendesia e tij historike".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.