Cili skenar i kanoset Shqipërisë: Skenari grek, ukrainas, apo skenari që e njohim të gjithë?

Postuar në 04 Shkurt, 2014 14:24

Sot, një nga përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi doli në një deklaratë të posaçme për shtyp që si argument zyrtar kishte rrëzimin e kërkesës së kësaj partie për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në polici. Por duke e trajtuar këtë refuzim të mazhorancës jo si një lojë politike, të cilës të dyja forcat ia kanë marrë dorën prej 23 vitesh, por si një element që i shtohet spirales së krizës shqiptare. Sipas Halimit “është ndezur llamba e emergjencës për rrezikun që i kanoset shtetit ligjor dhe demokracisë tonë”. Dhe duke identifikuar kokën e të keqes që po i kanoset këtij vendi, ish-ministri i Drejtësisë, ka folur për shkelje të vijës së kuqe nga dyshja Rama-Meta. “Ata janë duke luajtur me fatin e këtij vendi. Nëse e konsiderojnë parlamentin, dhomën e tyre të pasme, ku mund të bëjnë ç’të duan, atëherë parlament nuk do të ketë”, ka thënë Halimi.  Por është fundi i deklaratës ai që i ka “nxjerrë kokën muhabetit”, pasi teksa këto akuza kaq të rënda, të renditura për të përcjellë idenë se perspektiva e veprimit institucional të opozitës është tanimë thuajse e pamundur, Halimi dhe pas tij, PD-ja, ka zbuluar parashikimin politik. Sipas tij, Shqipëria po rrezikon skenarin ukrainas. “Nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Po e fusin vendin në një spirale të shkatërrimit të demokracisë dhe nxitjes së konfliktit. Me këto akte Rama dhe Meta po largojnë Shqipërinë çdo ditë nga Europa, dhe po nxisin skenarin ukrainas. Opozita nuk e dëshiron këtë, dhe kjo nuk është zgjedhja jonë, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq para këtij skenari ogurzi për vendin”, ka thënë ish-ministri. Skenari ukrainas, në përmbajtjen e mesazhit të Halimit, është një eufemizëm për konfliktin civil në Shqipëri. Sepse edhe vetë skenari ukrainas së fundmi po përcillet si prag i një lufte civile. Dhe ku bashkohet formalisht ky skenar në Shqipëri dhe në Ukrainë? Me sa duket tek atuja e Europës, e cila nëse në Ukrainë ndan filorusët me filoeruopianët, në Shqipëri po kërkohet që të ngjitet si baner në mendjen e njerëzve se ndan partizanët e Shqipërisë europiane me ata që janë kundër kësaj Shqipërie, ose ndryshe neobllokmenët. Është një fill propagandistik që po tirret gradualisht nga opozita aktuale dhe në këtë drejtim nuk po mjafton më akuza e vjetër e lidhjeve me Bllokun, por edhe lëvizjet e fundit të qeverisë në lëmin diplomatik. Nuk është ndoshta e rastësishme që në ndërhyrjen e parë mediatike pas zgjedhjeve, ish-kryeministri Sali Berisha foli në një opinion për “ndryshimin e partnerëve strategjikë nga qeveria e re”, duke aluduar sado pak për një riorientim lindor të të majtëve. Por ideja se Shqipërisë me siguri i kanoset një skenar, nuk mund të jetë kaq modeste sa të mjaftohet me Ukrainën. Jo nëse marrim parasysh sesa imagjinatë politike kemi si shoqëri. Në datën 8 janar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për “Agon Channel”, foli për skenarin grek në ekonomi, i cili sipas tij “do të ishte skenari më i mirë, sepse skenari grek kishte një spirale të rënies si rezultat i përgjegjshmërisë, mungesës së transparencës dhe abuzivitetit, që janë tre tipare që ne i shohim qartësisht tek kjo mazhorancë me veprimet që ka ndërmarrë në këtë muaj…”. (http://mapo.al/2014/01/08/basha-shqiperia-afer-nje-skenari-g... ). Si një forcë që ka qeverisur për 8 vjet vendin, këto paralajmërime sigurisht që duhen patur në vëmendje, por është disi e pashpjegueshme sesi opozita e sotme, që ka mëkate të mëdha mbi shpinë, do të arrijë të katalizojë një përballje të tillë. Mos ndoshta më shumë duhet besuar, se skenari i vetëm që i kanoset Shqipërisë është ai skenar që ka nisur udhën që më 1991-in, e i cili është i vetmi që garanton status quonë? “Më mirë” do shpresuar që është kështu, pasi përndryshe, një ndryshim shumë i madh do ketë ndodhur, nëse këto dy forca politike, apo edhe politikanë, si ish-ministri i Drejtësisë, apo ish-kryeministri, të arrijnë të natyralizohen edhe njëherë si tribunë të popullit.

s.z

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Qeveria e shumica e sotme do te benin mire te mbeshteteshin vetem ne ligj, gje qe dyshoj se u pelqen. Fjale shumi e pune lumi, thote nje proverb.

Shumica duhet te procedoje, jo te trembe me nje arrest dy ditor, te gjithe shkelesit e ligjit- ndonese dyshoj se nuk ka aspak vullnet per kete.

Ne te njejten kohe shumica duhet te tregoje se punon ndryshe, krijon vende pune, pastron segmentet e shtetit nga korrupsioni, terheq investime, dhe i jep fund industrise se prodhimit te marijuanes, kontrabandes, krimit te organizuar. Ne se kjo do te kerkonte si çmim humbjen e pushtetit ne 2017, ashtu u befte, por te pakten i behet nje sherbim Shqiperise.

Dhe nje shenim te fundit: mjaft i dhate foltore e hapesire gjëmës se Vucidolit. Qytetaret nuk jane budallenj dhe i mbajne mire mend aresyet pse ju sollen ne pushtet dhe perse nuk votuan per lumeziun.

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Skenari i vetem i PD eshte: - O zot, vdes i gjithe populli shqiptar, me qellim qe Sali Berisha, te kete argumenta dhe te vije perseri ne pushtet. Kete gje lutet perdite dhe shikon filxhanet Berisha dhe te tijte ne PD. &nbsp; Ata shqetesohen kur nuk ka asnje te vrare, kur nuk ka mina me telekomande, ker nuk ka asnje aksident rrugor. Neqoftese keto mungojne, do te thote qe populli te mos vdese, dhe qe Sali Berishes te mos i jepen shakaqe per te ndertuar skenare te ndryshem.</p><p>&nbsp; &nbsp; &nbsp;Prandaj ai drejton cdo dite syte nga qielli dhe thote: Inshalla vdes i gjithe populli shqiptar. Vetem une te ulem edhe njehere ne karrigen e kryeministrit.</p>

Submitted by Mateo (not verified) on

<p>Skenari shqiptar, qpo skenari I PD-se eshte ai qe e njohin te gjithe, se kemi prova, dokumente, pamje filmike, qe do te thote te ktheje saliun ne pushtet, se po plas. U mesua keq nje i pagdhendur, i palatuar ne zdrukun e demokracise: po ra ai nga pushteti, behet qameti. E ka thene e sterthene kete dhjetera here. Mendesi komuniste, totalitare. Vetem ai e ben Shqiperine, siç e beri, dmth m.. Edhe halimet jane matriushkat e tij,</p>

Submitted by Pinxho Kapellja (not verified) on

Rama duhet te gjeje koqet nga i kane humbur dhe te filloje menjehere punen per te vene ne vend 21 janarin me gjithe Gerdec e parate e zhdukura te rruges se kombit. Populli nuk e dha voten kot.
Te shikojme pastaj se kush do te ngelet per te kakaritur pallavra nga podiumi i PD

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.