Policia, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Mëhillajve, publikohen fotot

Postuar në 03 Shkurt, 2014 09:19

Ndërkohë që Prokuroria ka nisur të hetojë intensivisht rrjedhjen e informacionit për gjatë kohës që po hetohej grupi i mafies së C4-ës, çka mundësoi largimin e Genis dhe Andon Mëhillajt, A1 Report njofton se sipas të dhënave, hetimi ka nisur sërish nga Vlora dhe në fokus janë dy oficerë policie, njëri i përket policisë së Vlorës dhe tjetri policisë së Tiranës. Policia e Shtetit ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo shtetas i cili do të japë informacion të vlefshëm për vendodhjen e Mëhillajve, fotot e të cilëve (shqiptarja.com)janë këto: Personi me mjekër është shtetasi Genis Mëhillaj, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton të mos ketë kaluar kufirin shqiptar nëpërmjet ndonjë pike kufitare.
Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pak&nbsp;<span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Georgia, 'Times New Roman', Times, serif; font-size: 2.5em; line-height: 1.2em;">10 mijë euro shpërblim për kapjen e Mëhillajve</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.