Peleshi: Arkëtimet e energjisë për janarin, 10 mln USD më shumë se vjet. Humbjet vjetore janë 200 mln dollarë

Para dy javësh, në mbledhjen e Task Forcës për energjinë ishte ministri Gjiknuri ai që deklaroi se humbjen në këtë sektor shkojnë në rreth 140-150 milionë euro në vit. Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, numri dy i qeverisë Niko Peleshi, paraqiti rezultatet e muajit të parë të punës së strukturës së Task-Forcës për Energjinë. Ai dha pak e shumë të njëjtën shifër, këtë herë në dollarë. Sipas tij, “edhe pse puna e kësaj Task-Force ende nuk është në lartësinë e premtuar, arkëtimet për janarin janë rreth 10 milion dollarë më tepër krahasuar me janarin e 2013-ës, çka tregon sa e madhe është rezerva që CEZ shpërndarje ka për të vjelë tek debitorët dhe abuzuesit”. Peleshi deklaroi se vetëm gjatë vitit 2013, energjia e humbur përllogaritet në 200 milionë dollarë ose 70% e fuqisë së kaskadës së Drinit.
a.k
Comments
Tani jane dy gjera , ju me
<p>Tani jane dy gjera , ju me keto arritje ku njeri del dhe thote se per nje muaj jane 10 milion me shume dhe tjetra del dhe thote se jane mbledhur ne dogana 40 milion me shume shtoj edhe 10 milion nga gjobat e policise bejne 60 milion dollare dhe e nga ana tjeter thoni se nuk keni para per rrogat e tetrapelgjikeve dhe nuk po shtoni pensionet dhe rrogat , pra o ju genjeni per te paren ose per te dyten</p>
Add new comment