Kerry: Vërejmë prirje shqetësuese të shumë vendeve të Ballkanit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në Konferencën e Sigurisë në Munih përveç situatës në Ukrainë ka folur dhe për problemet e Ballkanit me korrupsionin. Fjala e Kerry-t në fakt ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, duke akuzuar për “shtypje të aspiratave të qytetarëve” si dhe për korrupsion në të gjitha hallkat e shtetit. “Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarkike, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, është shprehur Kerry.Konferenca e Munihut për Sigurinë është një aktivitet vjetor ku diskutohen sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimi SHBA-Evropë për ballafaqimin me problemet aktuale. Sa i takon Ukrainës, Kerry tha se, qytetarët e saj po luftojnë për të drejtën për të bashkëpunuar me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre.Ndërsa, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ritheksoi planin e administratës Obama për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme nga veprimet ushtarake tek diplomacia. “Tani që Shtetet e Bashkuara lënë pas eksperiencën 13 vjeçare të luftës, e kemi të qartë se e ardhmja kërkon një epokë të re ku të forcojmë lidhjet dhe fqinjësinë me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me vendet në Evropë”, tha ia. S.S
Comments
Dhe une do ti shtoja ketij
<p>Dhe une do ti shtoja ketij mendimi shume te vertete qe rrugezgjidhje per kete nuk ka. Merre nga ta marresh, kape nga ta kapesh problemin, eshte nje problem i pazgjidhshem dhe per kete duhet te gjithe te jemi te bindur pavarsishte deshirave tona. Korrupsioni eshte ne cdo qelize. Qe te mund te pastrohej duhej qe te pakten te ekzistoje nje strukture e paster ose elemente te paster brenda ketyre strukturave qe mund te evidentoheshin por as nuk ka dhe as nuk ka shenja se do te kete sepse te korruptuarit edhe kur i largon zoti, pra dalin ne pension, duke qene se kane parate e marra ne rruge korruptive i dergojne femijet e tyre neper shkolla private ne perendim blejne diplomat dhe jane ata qe u zene vendin dhe sherbejne si nje mburoje perfekte per ta. NUK MUND TE KETE RRUGDALJE.</p>
Add new comment