Sulmi ndaj autobuzit, ndërron jetë i plagosuri 25 vjeçar. Policia, 10 mijë euro në dispozicion për kapjen e grabitësve

Postuar në 27 Janar, 2014 11:26

Ka ndërruar jetë pas plagëve të marra një prej personave që mbetën të plagosur pas sulmit ndaj autobusit të linjës së Athinës. Policia bën me dije se 25-vjeçari Laurent Tabaku humbi jetën rreth orës 15:00 të ditës së sotme në spitalin e Fierit. Për shkak të gjendjes kritike ai nuk mund të transportohej drejt Tiranës. Policia ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro për personat që do të japin informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve të ngjarjes si dhe numrin 0694102732 ku mund të jepet informacioni. Në pjesën e pashtruar të segmentit Tepelenë-Memaliaj, ku mjeti po ecte me shpejtësi të ulët, dëshmitarët thonë se rreth orës 1 pas mesnate duke u gdhirë e hëna, disa persona dolën para autobuzit. Shoferi eci me shpejtësi duke e kuptuar se ishte fjala për grabitës, dhe këta të fundit shtinë me breshëri ndaj mjetit.

 

a.k 

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Ma i keq hjeksi se dorasi. &#39;&#39;Hjeksin&#39;&#39; e keni ne Tirane. Ne ato vizatimet qe eshte Muhameti me dinamit ne koke, Muhameti duhet te zevendesohet me Berishen. Duhet dikush qe ta nxjerre kete maskarain per gjueti, ashtu si Trebicken, qe te shpetojme prej tij....</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Nuk eshte version i pamundur qe kriminaliteti specifik me hedhje ne ere makinash, shtyllash elektrike dhe sulme mbi objekte civile me shume njerez si autobuz apo mikrobuz te jete pjese e nje skenari qe kerkon te paraqise situaten me kriminalitet ne rritje per te sfiduar Qeverine dhe Tahirin me reformen qe beri ne polici. Ka vite te tera qe nuk eshte vene re nje sulm mbi autobuz te nje linje nderkombetare. Qellimi me arme mbi njerez perben nje veper te paster terroriste dhe nuk eshte veshtire per te gjetur kush i mbeshtet keta terroriste ne planin verbal, por edhe konkret. Sigurimi i shtetit vazhdon te jete nen influencen e nje personi te papergjeshem qe mendon ashtu si Luigji i 16 &quot; pas meje le te behet qiameti &quot;. Sa me shpejt qe te pastrohet nga zagaret&nbsp; e 1997 qe rierdhen ne fuqi&nbsp; se bashku me te zone , aq me shpejt do te qetesohet gjendja.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.