Gazeta Express për Rita Orën e Adnan Januzajn: Po vijnë, po vijnë ...

“Rita po vjen, … edhe Adnani” – ky është titulli i një lajmi të shoqëruar me një numër fotografish që ëhstë vënë në krye të faqes së gazetës ‘Express’ të Prishtinës. Është fjala për këngëtaren Rita Ora dhe për futbollistin Adnan Januzaj, që të dy të suksesshëm e të famshëm në Britaninë e Madhe e në tërë botën. Nuk ka asgjë konkrete për të raportuar lidhur me ta, por gazetarët e këtij portali janë të entusiazmuar ngaqë ata kanë pushtuar vëmendjen e mediave të botës, dhe gjejnë te ky fakt një motiv krenarie kombëtare. “Ndoshta pas Nënës Terezë, Rita Ora dhe Adnan Januzi janë dy ikonat më të famshme që nënat shqiptare i kanë lindur në këto mijëra vjet lindje”, thotë autori i shënimit në Express, duke lozur dhe me teprimin. Përsa i takon Adnanit, duke dashur të theksojë se talenti i djaloshit shqiptar të skuadrës së Manchester United është i tillë që ka mundur dhe animozitetet nacionaliste, gazeta thotë se “për të mirë na befasoi edhe serbi Nemanja Vidiç, që nuk i kurseu fjalët e mira për të”. Ndërsa Rita Orës i kërkohen merita edhe në planin e skrupujve etikë e moralë (ngjarja me Justin Bieber-in nuk i bën të kota nënvizime të tilla?): “Falë Zotit, e ndoshta edhe edukatës familjare, Rita edhe më tutje nuk na ka befasuar për të keq. Ajo edhe më tutje nuk na ka befasuar me kryelajme për konsum të drogës, apo dehje ekstreme.
Në fund, autori u drejtohet të dyve: Keep it up! Duket sikur don t’u thotë: Vijoni të na nderoni!
“Lajmin fotografik” të Express-it mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,132691
Re.Pu.
Comments
Po keta te dy jane super te

Po keta te dy jane super te talentuar --Sidomos Rita Ora eshte super girl , eshte e jashte zakonshme Ne Europe nuk ka kengetare te kalibrit te Rites

Uuu po eshte Adriano Celentano qe ju pelqen gjysmes se shqiptareve qe gjasme e njohin muziken ..loooooooooooooooooooooooool-hahahahahahaa

Tani qe e njohim nga pake muziken , te pelqesh Adrianon eshte turp , do te thote se je hajvan fare ne muzike ...ndersa ne Shqiepri gjithe elita skopionse q ena drejton bashke median pordhace pelqejne akoma Adrianon --Adriano kendon si puna e atij permetarit _Dil njehere ne penxhere ..lol --Ai e kendon me bukur xhanem

Te jesh kengetarja me e dashur ne Britani , sic eshte Rita Ora ,eshte dicka qe nuk e harin dot kurre nje i huaj, se ata jane shume raciste dhe kane edhe kerkesa shume te larta ne muzike , krahasuar me gjithe pjesen tjeter te Europes....

Rites i duhet ndertuar nje monument , se nuk e harin dot njeri Riten me ate qe ka bere ne Britani ku nuk ka dite qe gazetat britanike flasin vetem per te --Edhe per Adnanin gjithashtu.Djale super i talentuar Adnani ...

Ndersa ne kemi talente tirancit, se ata jane qytetare puro , por i kane trute te veshura me brekushe --lol

Jane te shkelqyer qe te dy --Adnani & Rita ---

Pik e zeze!, ka ngel

Pik e zeze!, ka ngel Celentano ta gjykojne ca pordhac qe kujtojne se din ca eshte muzika, e po si te rriten me noizy e stresi qe bejne muzik dabaduba, nje brez injorantesh qe jan analfabet dhe ne te shkruajtur normal qe do gjykojne dhe Celentanon.

Add new comment