Meta: Pse jam tolerant me Berishën? Më mirë të më akuzojnë si tolerant se si arrogant

Postuar në 19 Janar, 2014 11:59

Në një intervistë dhënë Ben Andonit për të përjavshmen ‘Java’, Ilir Meta shpjegon arsyet pse i ka dhënë Berishës kohë të pakufizuar për të folur në parlament. Dhe bë një arsyetim të natyrës demokratike, pa u ndalur tek rregullat, mbi të cilat ngrihet jeta parlamentare. Dhe thotë: “Çfarë ndodh në Kuvend? Ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i opozitës, por ende kryetari real dhe shpirtëror i opozitës, flet pothuaj sa herë kërkon fjalën. Çfarë të keqe ka këtu? Vetëm nëse pranojmë si të drejtë traditën e keqe të së shkuarës kur opozitës i mbyllej goja deri dhe me përdhunë. Fjala e pathënë të vë në presion. Edhe atë që nuk arrin ta thotë, edhe ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Në filozofinë time presioni i tillë është i dëmshëm. Përjashtimi për zotin Berisha vjen dhe vlen për Kuvendin: sot ka hapësira të pafundme për fjalën, edhe atëherë kur ajo nuk është ajo që do të duhej. Po të konsiderohet mëkat një gjë e tillë, unë jam i gatshëm të gjykohem për këtë mëkat, por jo të heq dorë prej tij. Dhe e fundit, është zgjedhja ime dhe e pandryshueshme: pranoj më mirë të më akuzojnë për tolerancë, sesa të shfaq arrogancë.”

Në intervistë ai flet dhe për çështje të tjera, siç janë performanca e maxhorancës, ndryshimet e nevojshme e të mundshme kushtetuese, etj. Mund ta ndiqni të plotë në linkun http://gazetadita.al/meta-rubikoni-im-dhe-i-edi-rames/

Re.Pu.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>Zbato Regulloren pa qene nevoje te jesh as arrogant e as tolerant, mos shperdoro detyren dhe Karigen q ete eshte dhene.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Do zoti që pas tijë të vijë radha jote për abuzimet që keni bërë me pasurinë shtetërore dhe sa për toleran e dimë se sa je</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.