Gafa e policisë, arrestimi i babait të Saimir Tahirit renditet si sukses

Postuar në 19 Janar, 2014 03:21

Gjatë analizës vjetore të Policisë së Qarkut Tiranë, e cila u mbajt paraditen e djeshme në kryeqytet, kryepolici i Tiranës Ardian Cipa e renditi operacionin "Risperdal" si një sukses të forcave të rendit për vitin 2013.    Pas rezymesë së çipës, analiza e krerëve të rendit vazhdoi me dyer të mbyllura, ndërsa mediat ishin në pritje në ambientet e jashtme për të marrë një deklaratë nga ministri Saimir Tahiri.    I pyetur nga gazetari i Neës24, Spartak Koka, në lidhje me përmendjen e operacionit "Risperdal", z. Tahiri u shpreh duke buzëqeshur se "ka nevojë për korrigjime".    Bashkim Tahiri, babai i ministrit të sotëm të rendit, u arrestua në mars të vitit 2013 nën akuzën e kontrabandimit të medikamenteve, por ai u la i lirë nën masën "detyrim paraqitje" pak ditë më pas.   Lajmi i raportuar dje nga News24 në edicionin e lajmeve nuk u transmetua më, ndërsa shtypi i sotëm i ka dhënë hapësirë gafës në fjalë duke shtruar pyetjen nëse korrigjimi që paralajmëroi Ministri i Brendshëm ka të bëjë me heqjen e emrit të këtij operacioni nga dosja e analizës, apo me ndëshkimin e personave që e kanë përpiluar atë.   /a.R/

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Bravo çuna! Nuk paskeni qene  te zotet as te kontrolloni nje deklarate shtypi. Keshtu eshte kur ekzagjerohet me  manine per reklama.

Submitted by Samir (not verified) on

Ky eshte nje shembull i drejtesi selektive, e shpresoj qe nuk kemi te bejme me "Beme baba te te ngjaj" se atehere e mori dreqi edhe me keq Shqiperine.

Submitted by Vaska (not verified) on

Jepini kohë djalit sa ta mësojë mirë zanatin, mos ma ngacmoni shumë edhe ca kohë.

Ah, po. Lironi Bashkim Tahirin!

Submitted by Fatos Nano (not verified) on

Ky eshte vertet nje rilindas i perndritur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.