Gafa e policisë, arrestimi i babait të Saimir Tahirit renditet si sukses

Gjatë analizës vjetore të Policisë së Qarkut Tiranë, e cila u mbajt paraditen e djeshme në kryeqytet, kryepolici i Tiranës Ardian Cipa e renditi operacionin "Risperdal" si një sukses të forcave të rendit për vitin 2013. Pas rezymesë së çipës, analiza e krerëve të rendit vazhdoi me dyer të mbyllura, ndërsa mediat ishin në pritje në ambientet e jashtme për të marrë një deklaratë nga ministri Saimir Tahiri. I pyetur nga gazetari i Neës24, Spartak Koka, në lidhje me përmendjen e operacionit "Risperdal", z. Tahiri u shpreh duke buzëqeshur se "ka nevojë për korrigjime". Bashkim Tahiri, babai i ministrit të sotëm të rendit, u arrestua në mars të vitit 2013 nën akuzën e kontrabandimit të medikamenteve, por ai u la i lirë nën masën "detyrim paraqitje" pak ditë më pas. Lajmi i raportuar dje nga News24 në edicionin e lajmeve nuk u transmetua më, ndërsa shtypi i sotëm i ka dhënë hapësirë gafës në fjalë duke shtruar pyetjen nëse korrigjimi që paralajmëroi Ministri i Brendshëm ka të bëjë me heqjen e emrit të këtij operacioni nga dosja e analizës, apo me ndëshkimin e personave që e kanë përpiluar atë. /a.R/
Comments
Bravo çuna! Nuk paskeni qene

Bravo çuna! Nuk paskeni qene te zotet as te kontrolloni nje deklarate shtypi. Keshtu eshte kur ekzagjerohet me manine per reklama.

Vazhdim i hetimit nuk behet

Vazhdim i hetimit nuk behet fjale e?

Ky eshte nje shembull i
Ky eshte nje shembull i drejtesi selektive, e shpresoj qe nuk kemi te bejme me "Beme baba te te ngjaj" se atehere e mori dreqi edhe me keq Shqiperine.
Jepini kohë djalit sa ta

Jepini kohë djalit sa ta mësojë mirë zanatin, mos ma ngacmoni shumë edhe ca kohë.

Ah, po. Lironi Bashkim Tahirin!

Ky eshte vertet nje rilindas

Ky eshte vertet nje rilindas i perndritur!

Add new comment