Kodheli në Greqi: Emigrantët mund të kthehen nëse dëshirojnë

Agjencia “NOA” ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Presidentit grek Papulias. Sipas materialit të publikuar, duket se ministrja ka bërë një deklaratë jo pa rëndësi kur ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur emigrantët nëse ata dëshirojnë të kthehen. “Ne kemi këtu një milion shqiptarë, të cilët miqësisht do t’ju lusja që të kujdeseni për ta, ashtu siç kujdeseni për qytetarët grekë. Por shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi duhet ta dinë se nga tani e tutje, Shqipëria është e gatshme t’i pranojë, nëse ata duan të kthehen”, është shprehur Kodheli. Është një deklaratë e cila ka brenda një lapsus të ministres, sa kohë që emigrantët shqiptarë janë në shumicë emigrantë të brezit të parë, pra nënshtetas të Shqipërisë, ndaj edhe nuk duket shumë e nevojshme që Shqipëria t’i pranojë ose jo, pasi ata janë në vendin e vet. Gjithsesi kuptimi i deklaratës lidhet me situatën e re të krijuar në Shqipëri, që favorizon kthimin e emigrantëve në vendin e tyre.
Më shumë në: http://wwwë.noa.al/artikull/kodheli-nje-milion-shqiptare-qe-jeni-ne-greqi-po-te-doni-kthehuni/389966.html
s.z
Comments
Qysh or nuk e dinim se ishte

Qysh or nuk e dinim se ishte e ndaluar te ktheheshin emigranete ?

Mjafte me budallaleqe.

Ore po keto rilindesit duken

Ore po keto rilindesit duken si te ardhur nga Marsi. Perhere e me teper me deklaratat e tyre po behen qesharake pasi nuk njohin as gjerat me elementare te jetes se perditshme e jo me te bejne politike apo te zgjidhin problemet e njerezve.

Vizite e sukseseshme e

Vizite e sukseseshme e ministres se mirqenies dhe emigracionit.

Add new comment