Britania ripërsërit: Do dalim nga BE-ja. Ministri Osborne: “Europa zë 25% të ekonomisë botërore dhe 50% të ndihmave sociale. Nuk vazhdohet më kështu”

Postuar në 15 Janar, 2014 13:15

Britania e Madhe ka përforcuar edhe njëherë qëndrimi e saj për një largim nga Bashkimi Evropian. Përveç faktit se kryeministri Cameron ka premtuar një referendum për këtë çështje në vitin 2017, së fundmi në këtë linjë ka dalë edhe ministri i Financave, gorge Osborne. “Evropa ka 7 për qind të popullsisë botërore, 25 për qind të ekonomisë së saj dhe 50 për qind të shpenzimeve në shkallë globale për ndihmat sociale. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Rreziku më i madh përballë Evropës nuk vjen nga ata që kërkojnë reformë dhe rinegocim, por nga dështimi i bërjes së reformës dhe rinegocimit”, tha ai. Ndërkohë shifra e sondazheve të para disa muajve, për mendimin e britanikëve, regjistron 51% të tyre pro largimit nga BE-ja dhe 49% kundër. Një shifër gjithsesi jo domethënëse nëse i referohemi këmbënguljes së Cameron për ta ngritur shpesh këtë çështje. Me interes është vënia e theksit te problemet ekonomike, pasi përmes tyre mund të lexohet eficenca e BE-së si mekanizëm i integrimit rajonal, ndonëse Britania nuk bën pjesë në Eurozonë.

Më tepër në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270940&ref=fp

s.z

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

<p>Ka nje fare demagogjie ketu dhe shume akrobaci te ngaterruara, Kameruni nuk i ka aq duart e lira sic do donte ai. a) qeveris ne koalicion me Lib-Dems 2) kabineti i tij nuk eshte unik ne kete aspect [ken clarke, minister, e ka kundershtuar &quot; nuk eshte e vertete qe Europa eshte pergjegjese per vale emigrimi&#39;&#39; c) K.Ministri Britanik ka frike nga UKIP [uk independence party] Nigel Farrage kryetari eshte dhe MEP [anetar i parlamentit europian] ca me sharlatanizem e ca me te verteta te thjeshtezuara, po ja gerryen bazen konservatore. Te zhgenjyerit po shkojne tek ai. Te gjitha manovrat e Kamerunit jane me teper akte balancimi, 1) Referendumi i 2017 eshte dicka &#39;&#39;ne kohe e pavendosur&#39;&#39;, po te ri-zgjidhem une, do keni referendum. [kjo flitet permbi 20 vjet ne britani] 2) nese kalon shume skeptik ti marre territor UKIP-it, Eurofilet protestojne. 3) Aleatet ne koalicion jane pro-Europe, kjo i krijon probleme te tjera. 4) Kur tregohet i balancuar ne Europe, Eurosceptiket kercenojne me fraksione apo se do shkojne tek UKIP-i, etj etj.</p><p>Kamrun do &#39;&#39;in&#39;&#39; por jo &#39;&#39;out&#39;&#39; plotesisht, kerkon negociata per &#39;&#39;terma me te favorshem&#39;&#39; kur gati 40% e konservative jane ne favor te &#39;&#39;Out&#39;&#39;. Nese ai ri-zgjidhet, ben referendum, te tijet mund ta kalojne ne &#39;&#39;no confidence vote&#39;&#39; dicka qe nje lider me kaq shume probleme e ka veshtire ti mbijetoje. Ca e quajne tradhetar [euroskeptiket] ca i thone qe do jete katastrofe po dolem nga EU [biznesi i madh] ca e quajne te pavendosur e te mefshte, e cardo te beje ai nuk ka mundesi te dale mire personalisht.&nbsp; Ne zgjedhjet e ardhshme dyshaj Kamerun-Osborne mund dhe te zhduket fare, Labor mund te fitoje me shumice te vogel apo koalicion.</p>

Submitted by Shqipo (not verified) on

<p>Dalin nga BE-ja keta po u largohen gjithe bankat nga &quot;City&quot; dhe meqe s&#39;ka me koloni per t&#39;i zhvatur do t&#39;u duhet te kthehen te mbjellin patate pastaj.</p>

Submitted by Rob (not verified) on

<p>Ne 2017-en, Mbreteria e Bashkuar del nga BE. &nbsp;Ne 2018 ndiqet nga Danimarka, Suedia e Finlanda. Holanda del nje vit me pas. Germanet votojne dhe dalin ne 2023, te ndjekur menjehere nga polaket dhe austriaket, Franca dhe Belgjika. &nbsp;Ne 2024, Brastislava (kryeqyteti i ri i BE-se) aprovon kerkesen e Shqiperise per antaresim, packa protestave te disa qarqeve eksreme ne Rumani dhe Bullgari se shqiptaret jane ende te korruptuar, kriminele, te varfer dhe myslymane.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.