LSI tërhiqet nga "Fasonët", sepse "problemi është kompleks". Qeveria i premton ta shohë në Pranverë

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 06:00

Projektbuxheti i vitit 2014 dhe paketa fiskale do të hidhen në votim në seancën e sotme plenare, bashkë me amendamentet e partive politike.

LSI ka paraqitur 3 amendamente, njëri prej të cilëve, ai për mos ndryshimin e taksës së tatim fitimit për fasonët nuk është pranuar nga qeveria. Sipas burimeve të SH, LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për mbajtjen të pandryshuar të tatim fitimit për biznesin e fasonëve.

Me sa duket, kushti i LSI-së ka qenë që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t’i vijë në ndihmë këtij biznesi.

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili e ka kaluar me frazën "Problemi është kompleks".

Sipas tij, "Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të çështjes së biznesit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundshëm të jetë një biznes i shëndetshëm“.

k.c.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Na shpiegoni pak cfare dreqin eshte ky biznesi fason?!? S&#39;ka googlim qe i jep pergjigje.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.