Zëri: Akademiku “danez” Qosja, që sheh të zezat e Tiranës dhe nuk kritikoi një herë Thaçin

Prononcimet dhe intervistat e gjata të akademikut kosovar Rexhep Qosja në mediat e Tiranës, ku ai merret gjatë me ngjarjet e personazhet e politikës dhe jetës publike të Shqipërisë, shigjeton politikanë për korrupsionin e shumëpërhapur (e ka me Berishën) apo publicistë për qëndrime të caktuara (kryesisht e ka me Lubonjën, dikur edhe me Kadarene), kanë “lodhur” analistin Lavdim Hamidi. Ky i fundit në gazetën Zëri nuk i ka kursyer thumbat për Qosen, që e quan “një akademik danez që e sheh Ballkanin nga perspektiva e vendit të vet”.
“Të gjitha këto akuza do të ishin me vend sikur Rexhep Qosja të deklarohej nga perspektiva e një akademiku vërtet danez, siç po na shitet, e jo të një akademiku nga Kosova, shtet ky i 111-ti në listën e shteteve më të korruptuara në botë, në shoqëri me Tanzaninë, Etiopinë e Vietnamin. Në fakt të gjitha këto akuza me një “copy-paste” do të mund t’ia bënte edhe kryeministrit aktual e të gjithë ish-kryeministrave të Kosovës, mirëpo ja që nuk i bën. E as që i ka bërë ndonjëherë. Është për t’u habitur fakti, se si “Babai i Kombit”, siç preferon ta quajë veten, kurrë nuk e akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi për korrupsion”, shkruan Hamidi.
Më shumë, lexoni në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/23565/danezi-rexhep-qosja
a.k
Comments
Kush eshte Hamidi?! Kur e ka

Kush eshte Hamidi?! Kur e ka quajtur Qosja veten babai i kombit?! Te shkruajsh, dhe te kritikosh eshte gje qe e ben çdokush, por te meresh me thashetheme si gazetar e bejne vetem emocionalistet primitiv.

Nuk mundet akademiku ndryshe.

Nuk mundet akademiku ndryshe. Po te f lasesh per qeverine Thaci, ke fole kunder 200.000 eurove kushtuar ribotimit te veprave tua.

Anatomia e akademikut barte nje shpirt shume te shitur.

Po zihen nder vedi vllezrit

Po zihen nder vedi vllezrit arnaut te Erdoganit. Ha,ha,ha.

Mjaft e ndote këtë faqe

Mjaft e ndote këtë faqe sociale! Ju keni një mision, por dukesh idiot kur edhe një temë që s'ka lidhje me botëkuptimet fetare, e komenton për të fyer shqiptarët me besim mysliman. Dhe sa për mua, për të të hequr nga duart armën fyese, në mungesë të argumentit, të them se i përmbahem parimit se zoti është krijesë e njeriut dhe anasjelltas.

Pra simbas teje Erdogani

Pra simbas teje Erdogani perfaqeson besim fetar islam. Dhe ne fakt ke te drejte sepse parardhesit e Erdoganit na e sollen islamizmin ne trojet kristjane shqiptare.

Poshte Erdogani !!!!!!!!

Shume mire e ka Lavdimi.....

Shume mire e ka Lavdimi..... E kemi thene edhe ne komentuesit e pervuajtur te Respublicas, qe Rexhep Qosja ben mire te shohe me shume ne shtepine e vet e te na lere rehat neve ketej nga Shqiperia, sepse eshte bere me te vertete i bezdisur.....

Se pari, Lavdim Hamidi duhet

Se pari, Lavdim Hamidi duhet te kuptoje se te kritikuarit e se keqes nuk varet nga vendi ku ti banon apo nga kombi te cilit i perket. Qendrimi ndaj te keqes varet nga niveli intelektual i individit dhe, mbi te gjitha, nga karakteri dhe integriteti i tij moral. Se dyti, intelektuali me vlera kulturore dhe morale qendron me lart se pjesa dermuese e shoqerise, te ciles ai i perket. Pra, ai qendron me lart dhe kupton me mire plaget shoqerore. Dhe, jo vetem i kupton, por edhe i evidenton dhe i kritikon.

Ose ia fut kot ashtu si i

Ose ia fut kot ashtu si i intereson.....

Qendrimi ndaj te keqes varet

Qendrimi ndaj te keqes varet nga niveli intelektual i individit dhe, mbi te gjitha, nga karakteri dhe integriteti i tij moral

Pikerisht ketu qendron problemi i Rexhep Qoses. Ndonese ka pergatitjen intelektuale, ngarkesa ideologjike e stilit enverist i ka krijuar probleme integriteti moral ne shume qendrime te tij, jo vetem ne periudhen para hyrjes se serbeve ne kosove por edhe gjate e pas saj, pa permendur ketu qendrimet ndaj diktatures dhe pasojave te saj ne Shqiperi. Ngushtesia e tij ideologjike e ka bere te ndersehet me urrejtje kunder shume figurave te tjera te njohura te kultures se Kosoves edhe te Shqiperise e keto i kane ulur shume prestigjin si nje akademik me gjykim qytetar. Ne sulmet e tij ndaj Rugoves me habit se si mund t'ia lejoje vetes nje akademik qe te kete kaq urejtje ndaj nje figure tjeter te shquar te Kosoves, sidomos, tani kur nuk eshte me ne jete. Qosja kujton se te qenit akademik i jep me teper autoritet sulmeve te tij personale, kete efekt mund ta kete mbi njerez te verbuar nga militantizmi e ideologjia tashme e vjeteruar e marksizem-leninizmit alla shqiptarce, sepse ne qarqet akademike ka ndezur vetem reagime dhe polemika te ashpra. Personalisht do te me kishte pelqyer te shikoja se si do te kishte perfunduar diatriba Qose-Kadare nen regjimin e Hoxhes e sa do te kishte influencuar me pas si rezultat pikepamjet e Qoses ndaj regjimit Hoxhist. Qendrimet e Qoses nuk i bejne aspak mire kauzes se shqiptarizmes dhe shqiptareve. Kjo tendence e tij e ndezjes se gjakrave ne momentet decizive, eshte si nje mine me sahat ne nje vend ballkanik ku mjafton pak per te shperthyer lufta. Ajo shkon kunder asaj qe eshte detyra madhore e nje intelektuali qe duhet te bashkoje, te orientoje, te udheheqe me idete e tij e jo te nderseje kunder njeri-tjetrit .

Me akademikun Rexhep Qose

Me akademikun Rexhep Qose duhet të mburren gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Është atdhetar, studius, erudit, trim që radhitet ndër njerzit më të mëdhen të kombit shqiptar, që nuk bëjnë as sa gishtrinjtë e duarve. Ka disa qarqe të paguar këtej dhe matënë shqipërisë që i shërbejnë Sërbve dhe agjetnëve të sërbisë, të cilët Qosja i ka kritikuar haptasi. Duket autorin në fjalë e ka skelur në kallo, ose u shërben atyre që Qosja ka kritikuar ka herë. Si shpjegohet që si Rrugova dhe Berisha kanë qënë kundër Rambujesë? Ka shumë pyetje të tilla që Qosja ju ka dhënë përgjigje dhe që njëherësh jep kontribut për kombin shqiptar.

Qe ti oj Zonje a Zoteri mund

Qe ti oj Zonje a Zoteri mund te mburresh sa te duash me kete palo akademikun eshte puna jote dhe mburru e mburru pa fund. Por shqiptaret e tjere leri rehat se cdo shqiptar e di vete se me cfare duhet te mburret.

Jane nji takem si puna juaj qe na e keni çare menderen e vazhdoni te na i çani duke na treguar se cfare duhet te besojme, cfare duhet te bejme, me cfare duhet te merremi e me se duhet te mburremi, MJAFT! Secili ka ment e veta.......dhe nuk i hapet barku per ju direktive dhenesit pordh.ace........

Freespirit, Po mjaft me keto

Freespirit,

Po mjaft me keto filmat me spiunlleqe e agjentura se i ka dale boja. Nese une e kritikoj Qosen kjo nuk do te thote se automatikisht i sherbej apo jam i paguar nga dikush se perndryshe edhe ti qe e mbron mund te jesh i paguar nga dikush tjeter per te kunderten. Nese ti mendon se duhet te mburresh me Qosen, je i lire ta besh, por jo edhe ne emrin e te tjereve. Kaq veshtire e ke te flasesh vetem per vete, ku e di se cfare mendojne te tjeret? Po te ishte ashtu si thua ti Qosja duhet te ishte votuar ne menyre plebishitare, ashtu sic u votua Rugova, dhe jo me nje perqindje te paperfillshme. Sa per trimeri nuk me duket se e mbajti istikamin kur shpertheu lufta ne Kosove por vendosi te jepte mend nga larg ndersa kosovaret luftonin. Per mendimin tim ajo qe e njollos me teper figuren e Qoses eshte qendrimi i tij ndaj diktatorit Hoxha dhe ne kete pike ka pak per tu krenuar sidomos karshi atyre shqiptareve te pafajshem qe u masakruan nga diktatura enveriste. Gjithashtu sulmi qe po i ben Rugoves pas vdekjes i ve nje minus te madh Qoses si njeri. Ne ndryshim nga Rugova, Qosja ka brenda vetes shume urrejtje e keqdashje te cilen e ka te veshtire ta kontrolloje.

Eshte paturpsia me e madhe qe

Eshte paturpsia me e madhe qe te hellesh balte mbi profesoret te cilet jane pararoja e nje kombi dhe sidomos profesor Qosen

Ti o Da Vinci shko meso shqip

Ti o Da Vinci shko meso shqip mire, se nuk shkruhet "te heLLesh", po shkruhet "te heDHesh", pastaj hajde e na fol per pararojen e kombit.....e na trego ne te tjereve cfare eshte turp e cfare nuk eshte turp.....

Eshte paturpesi edhe me e
Eshte paturpesi edhe me e madhe te ekzaltosh nje diktator si enveri apo te sulmosh e te fyesh njerez qe tashme nuk jane ne kete jete e nuk mund te mbrohen. Te qenit intelektual nuk e justifikon per te kaluar disa caqe etike themelore perkundrazi e ul ate ne rang sjelljesh ordinere.
Add new comment