Armët kimike siriane. Transporti nga rusët, shkatërrimi nga amerikanët

Ka nisur të marrë udhë çështja e armëve kimike të Bashar al Asadit. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare që citojnë informatat nga ministria ruse e Mbrojtjes, Rusia dërgoi 75 kamionë ushtarë në Siri, me qëllim që të realizojnë transportimin e arsenalit të armëve kimike siriane jashtë vendit. Është fjala për 50 kamionë transporti dhe 25 kamionë të blinduar që u transportuan me avion në qytetin bregdetar të Latakias javën e shkuar, së bashku me materiale të tjera logjistike. Këto mjete transporti do të përdoren për të ngarkuar armët kimike dhe lëndët shoqëruese, që më pas do të transportohen nga anije ushtarake jashtë Sirisë. Nën marrëveshjen e negociuar nga SHBA dhe Rusia, eliminimi i të gjithë lëndëve kimike duhet të ndodhë brenda gjashtë mujorit të parë të 2014-s. Pritet që procesi i shkatërrimit të realizohet në det, në bordin e luftanijeve amerikane.
a.k
Comments
Kot nuk i morem keto armet
<p>Kot nuk i morem keto armet kimike...do ishim tani si do vete zoti</p>
Ka me shume mundesi te ishim
<p>Ka me shume mundesi te ishim "prane" zotit.</p>
Add new comment