Fshatrat e thellë grekë, ndërsa braktisen nga vendësit, “pushtohen” nga shqiptarët

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 10:06

Fshatrat greke të zonave të thella janë braktisur nga popullsia vendase dhe vendin e tyre e kanë zënë shqiptarët. Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh fshatrave të cilët nuk popullohen më nga grekët, por nga shqiptarët. Shkak për këtë lëvizje është bërë kriza ekonomike. Po kështu dhe lindjet e pakta kanë bërë që të dalin në pah një sërë problemesh demografike.

Reportazhi flet për një fshat që ndodhet në malin Asimochori në krahinën Konitsas. Në reportazh këto fshatra nuk cilësohen më si grekë, pasi vendasit i kanë braktisur dhe vendin e tyre e kanë zënë të huajt, sidomos shqiptarët. Më tej në reportazh paralajmërohet se pritet që edhe fshatra dhe qyteza të tjera të braktisen dhe të popullohen nga emigrantët, sidomos nga shqiptarët.

Zh.

Comments

Submitted by redi (not verified) on

Zoti Gazetar,
Konitsa eshte Konica dhe pavarsisht se si e raportojne greket ai fshat ka qene dhe mbetet toke shqiptare ku ka lind dhe Faik Konica. Qe keshtu raportimi do ishte me i drejte nese thuheh qe emigrantet grek ne ate fshat jane larguar per ti lene vendin autoktoneve shqiptare dhe jo e kunderta

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Sot "krahina e Konitsas" asht ne shtetin grek dhe do te quhet simbas marreveshtjes nderkombetare "Konitsa",

2-Banort e krahines se Konitsas jane shtetas grek, prandej quhen grek ashtu si ne Himar etj quhen shqiptar,

3- Emigrantet shqiptar ne krahinën e Konitsas etj preferojne ma mire ne zonat e thedha greke se ne zonat e thedha shqiptare. Kjo don te thote se ma mire kudo ne Greqi se ne Shqipni. Ky asht rezultati i pushtimit turk-osman nder shqiptar. Mos e harroni kete!!!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse mar Pal Tedesku, at'her pse tan t'huejt na thon e na shkruejn na Albania e jo Shqypnia, siç e quejm na vedin?!? A ke çka me na than noj gja t'meçme per kyt??? Apo e kan fajin turqit???

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

O Tedeschini ku je se na ka marr malli. Nuk shkon artikulli pa nje komentin tend.

Erdogani e ka fajin!

Submitted by Shqipo (not verified) on

Po more Paul Tedleshkini edhe Italianet qe Vlores i thone Valona e Durresit Durrazzo e bejne per faj te pushtimit otoman...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Menjihere e nxorren koken turqit e Erdoganit. Mjafton ti gervisish pak dhe e nxjerrin koken. E ç'ti besh, helbetè jane pasardhes te tuqve, nuk jane shqiptar. Ha,ha,ha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.