Sa shqiptarë perfitojne nga ndryshimi i tatimit mbi pagat?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 20:26

Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit të 2014-ës, përgatitur nga Ministria e Financave, thuhet se punonjësit me pagë të deklaruar bruto në organet tatimore deri në 300 mijë lekë të vjetër përbëjnë 56.5% të numrit total të të punësuarve të regjistruar në këto organe.  Këtyre punonjësve aktualisht nuk u tatohet paga dhe përsëri nuk do t’u tatohet në skemën e re të tatimit. Pra 56.5% e punonjësve të regjistruar nuk përfitojnë gjë nga ndryshimi i propozuar.

Punonjësit me pagë të deklaruar bruto në organet tatimore 300 mijë lekë deri në 1.3 milion lekë të vjetër përbëjnë 41.5% të numrit total të të punësuarve të regjistruar në këto organe. Ata do të paguajnë një tatim efektiv mbi pagën që progreson nga 0 deri në 10% (sa më afër 1.3 milionëshit paga, aq më afër 10 përqindëshit tatimi efektiv).  Pra ky 41.5 perqindesh i punonjësve të regjistruar në organet tatimore përfiton nga ndryshimi i propozuar, sepse sot paguan 10% tatim mbi pagën.

Mbetet që punonjësit që do të paguajnë një tatim efektiv mbi pagën më shumë se 10% përbëjnë 2% të punonjësve të regjistruar në organet tatimore.

Sipas relacionit shoqërues të projektbuxhetit të 2014-ës, numri i punonjësve me pagë të deklaruar në organet tatimore eshte 350 mijë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by iliri (not verified) on

Sa llogari idiote!

Preken 5% apo preken 3%.Crendesi ka kjo?Mjafton qe nje pjese e shqiptareve preken dhe ata preken ne mes te lojes nga ndryshimi i regullave te kesaj loje.

Qofshin dhe 2% keta qe preken por jan 2% e 3 milioneve dhe bejn 60000 vete (se ata si te gjithe kan familie).

Ata kan pasur te ardhura me te cilat kishin llogaritur te jetonin ne baze te regullave qe ishin ne fiqi.Kishin kredi ose kishin femijet ne shkolla mbase dhe me pagese mbase dhe jashte per te mar nje formim me te plote.

Keta 60000 shqiptare a do ta bejn me jeten e tyre apo mund dhe te falimentojn?

Natyrisht qe nje pjese e konsiderueshme e tyre do permbysin jeten sic e benin.

Dikur na mesonin qe kur nje gazetar e pyeti MARKSIN e Marksizmit se pse ai shkruante per te varfrit kur bente nje jete ne nivele te larta mirqenie Ai u pergjegj: "Un luftoj qe shtresat e varfera te vin atje ku jam un dhe jo te behem si ata".

Submitted by Robert (not verified) on

Ilir,

Lexoje artikullin mire dhe mos u nxeh. Eshte 2% e 350 mije, qe eshte vetem 7 mije persona vetem.
Argumenti tjeter i juaj eshte qe dryshohen regullat ne mes te lojes a thua se regullat e jetes, punes dhe taksave jane te perjetshme.
Eshte e natyrshme qe ata qe marin mbi 1.3 milion nuk u pelqen sistemi i ri I taksave por demokracia ka te mirat dhe te keqijat e veta, nuk mund te kenaqe te gjithe shtetasit ne nje vend.

Submitted by Mah (not verified) on

U fol per 95% po pak rendesi ka kjo. Rendesi ka efekti i mundshem tek rritja e pagave. Nese une marr 300 000 leke ne muaj dhe pronari do te me indeksoje inflacionin me 10 000 leke sa do tatohem dhe a perben mundesi te mos kemi rritje rrogash prej kesaj arsyeje. Pronari qe te me rrise rrogen do i duhet te deklaroje rrritjen e fitimit e keshtu me rradhe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.