Ngjarja e Korçës ish e shëmtuar; por Basha nuk ka gojë për të folur

Kryeministri Rama, në kohët që nuk ishte kryeministër, na premtoi një standard të ri elektoral. “Me ndërrimin e maxhorancës në pushtet, do të marrë fund dhe koha e zgjedhjeve me probleme; me ne do të ketë më në fund, për herë të parë, zgjedhje normale të standardit europian” – ky ishte në thelb premtimi i Ramës. Dhe radha e një testi erdhi shumë shpejt. Ish vetë Rama që e solli si me porosi këtë test (me emërimin e Niko Peleshit në postin e zv.kryeministrit), sikur të ish i paduruar për të na treguar se me këtë premtim e kish seriozisht.
Por doli e kundërta. Ishin pamje të shëmtuara ato që kishin kapur kamerat e programit “Fiks Fare”. Dhe çështja nuk është që janë blerë votat. Gjasat janë që me këto lekë studentët të kenë blerë veç biletën e udhëtimit Tiranë-Korçë e kthim, dhe ndonjë paketë cigare rrugës, gjasat janë gjithashtu që me këtë shpërblim socialistët të kenë synuar një motivim elektoral të studentëve fresh-istë (si zor që ndonjë student demokrat të merrte rrugën nga Tirana në Korçë për të hedhur votën në favor të një socialisti në këmbim të 2 mijë lekëve).
Por të gjitha këto nuk kanë rëndësi, megjithatë, pasi pamjet që pamë nuk kanë lidhje gjithsesi me standardin europian (askund në Europë nuk bëhen pagesa të tilla në stil skuthash). Ashtu si nuk ka lidhje me këtë standard përgatitja e një liste studentësh që do paguheshin veç pasi të tregonin si provë gishtin e madh të ngjyer me bojë. Nuk ka lidhje me këtë standard as reagimi 24 orë me vonesë i Degës së PS së Korçës. Kjo e fundit, apo kandidati socialist për kreun e Bashkisë së Korçës, apo ish kryetari i Bashkisë, apo PS-ja në qendër, apo vetë kryeministri Rama, duhej ta kishin thënë të tyren menjëherë pas denoncimit të bërë në ‘Fiks Fare’. Në respekt të publikut.
Në fund, një saktësim. Kjo ngjarje ishte e shëmtuar për ata që në kokë kanë një standard elektoral europian, por jo për Bashën e të vetët. Sikur të kishim si pikë referimi banditizmin elektoral të tipit “Ristani’, nuk do duhej ta hapnim fare gojën. Do duhej të ishim shumë të kënaqur, madje.
Comments
Zoti Nano! Ju te habisni me

Zoti Nano! Ju te habisni me ato qe thoni. Vec faktit, qe "Basha dhe te vetet", nuk kane te drejte te hapin goje, cfare tjeter thua ne keto pak radhe? Mund te thuash: pse pak ju duket kjo? Jo vetem pak, por fare e turpshme, dicka qe sot e dine edhe femijet. Si qytetar i thjesht do t'me interesonte opinioni Juaj ne lidhje me fatin e atyre, qe per nje arsye apo dicka tjeter nuk ndodhen diten e votimit prane qendres se tyre te banimit. Pra,shkurt, si do te mund te votonte dikush, qe e ka qendren e votimit ne Corovode dhe diten e votimit, per arsye qe i di ai, ka shkuar ne Tirane te takoj mikun e shtrenjte te zemres, Muc Nano? Une po jap nje mendim si qytetar. Ne cdo qytet, diten e votimit, nje zyre postare te sherbej si qender votim dhe vota te percillet per destinacion me anen e postes. Keshtu e ka bota e qyteteruar. Pse te mos e kemi edhe ne? Pa, se vet PD i sjell nga Italia me avjon dhe ketu cirret pse PS ju jep leket e udhes studenteve perkrahes te saj, budallalleqet e PD ne kete rast i dine edhe romet, interesi i te cilve per zgjedhjet, dihet. Te konstatosh nuk eshte ndonje merite e vecante, te japesh zgjidhje po. Ne kete rast, si Ju, i nderuari Zoteri, ashtu dhe PD, jeni vetem ne pozitat e konstatuesit, vetem se me qellime diametralisht te kunderta. Kur shoqeria kerkon zgjidhje.

Nese do ndiqnim kete

Nese do ndiqnim kete llogjike as Rama nuk duhej te kishte goje per te folur per vjedhjet e supozuara duke pasur parasysh se cdo pale zgjedhje ne Shqiperi jane konsideruar me te mira se parardheset. Por ky nuk eshte argument nese nuk duam te rrime vend numero. PD pagoi gabimet e saj duke dale ne opozite. Berisha dha doreheqjen .... pra ne planin moral e politik e kane gojen te hapur per te denoncuar cdo gje si nje opozite e re.

Zoti Nano, ke shume te drejte

Zoti Nano, ke shume te drejte keqberesi bertet me shume se te tjeret. Kjo me kujton filmin Lufta e Çarlit ose Charlie Wilson's War, ne origjinal. Besoj e ke pare luan Tom Hanks, Julia Roberts etj. Kongresmenit Charlie ju kerkua nje takim me presidentin e Pakistanit per te ndihmuar levizjen muxhahedine kunder ruseve. Mbas takimit, presidenti duke e percjelle i tha: "Jam i informuar per ty, ke shume te meta ne karakter por je njeri qe e mban fjalen" dhe u ndane. Mbas pak bie telefeni, personi qe kishte inkurajuar kete takim e pyet: " he si doli takimi?" Charlie i indinjuar u pergjigj: "Si te dale, kur nje njeri qe ka ardhur ne pushtet me grusht shteti, ka varur dhe paraardhesin e tij te thote qe ke shume te meta ne karakter. Dihen "te metat" e kongresmenit, pinte uiski dhe kishte te dashur.

Zoti Aron, Po te akuzoj se ke

Zoti Aron,

Po te akuzoj se ke vjedhur nga mendja ime te gjithe opinionin qe kam pasur per kete ceshtje dhe e ke postuar ketu perpara meje.

Megjithate, po ta fal dhe njeherazi, po te falenderoj.

Respekte.

Ka te drejte sepse kjo qe po

Ka te drejte sepse kjo qe po ndodhe i shkon per shtat fjala e urte (te me ndjeni per termat por fjelet e urta nuk jane kur te pista pra per tu censuruar) : " Shan i dhjerri të përmjerin"

Add new comment