Lista e FRD-së: Topi në Tiranë tok me Belma Mukën, Oketa në Durrës, Gumeni në Vlorë - Biberaj jashtë listës

Siç pritej, kreu i FRD-së, Bamir Topi do të kandidojë në Tiranë. Pas tij në listën e qarkut më të madh elektoral do të jetë Aleksandër Biberaj. Në Durrës listën e kryeson – kjo gjë flitej prej kohësh – Gazmend Oketa. Sali Shehu është në Dibër. Në Korçë është Alfred Çako, botues e publicist. Ndërsa Daut Gumeni, ish i përndjekur dhe protagonist në shumë rrethana kulmore të jetës politike e publike shqiptare, sidomos në ngjarjet e vitit 1997, do të jetë në Vlorë. Në Berat do të jetë Aleksandër Sallabanda. Emrat që kryesojnë listën në qarqe të tjera janë të panjohur për publikun: në Shkodër do të jetë Fatlum Nurja, në Lezhë ish-kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Gjergji Ivanaj, në Kukës Ardian Elezi, në Elbasan Artin Kovaçi, në Fier Shezai Çobo, në Gjirokastër Çezar Kotoni.
Re.Pu.
Comments
Titulli thote Biberaj jashte
<p>Titulli thote Biberaj jashte listes shkrimi thote Biberaj i dyti ne liste pas Topit ?????????????????</p>
Tek respublika cdo shkrim i
<p>Tek respublika cdo shkrim i delegohet disa personave. Ne kete rast tjeter person ka shkruar titullin, tjeter person ka bere shkrimin.</p>
Add new comment