“Kapja e veshit”, Baze: incidenti i vërtetë është pritja si shtetar e Ramës në Vjenë, Minxhozi: zgjedhjet nuk fitohen me kapje veshi

Ndërkohë që flitet për mundësinë e një komisioni parlamentar kundër Edi Ramës, Skëder Minxhozi me një editorial te Shqip rikthen në vëmendje faktin që edhe një kryetar tjetër partie është akoma prej “vitesh” tashmë në hetim parlamentar. Bëhet fjalë për Bamir Topin, kreun e FRD që është nën hetim parlamentar si puçist i 21 janarit. Ky hetim parlamentar i harruar, me siguri e bën z. Topi të vërë buzën në gaz (me siguri të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e komisionit të ‘puçit’) shkruan Minxhozi. Dhe tani, atij po i bëhet një bashkudhëtar një kryetar tjetër Partie. Sipas Minxhozit, “kapja e pretenduar e veshit po përdoret për t’i dhënë sado pak jetë një fushate elektorale, e cila po is me nota të thella flegmatike. Zgjedhjet nuk fitohen me një kapje veshi. Duhet shumë më tepër, dhe për qeverinë tashmë mund të jetë tepër vonë.” Zili, e quanMinxhozi sjelljen e Berishës, për pritjennë Vjenë ët Ramës. Në të njëjtën linjë është dhe Mero Baze që shkruan se ”Ajo që ka ndodhur vërtet si incident diplomatik në Vjenë, është se Presidenti austriak dhe dy ministra të kabinetit kanë pritur liderin e opozitës shqiptare dhe i kanë uruar fitore në zgjedhje, dhe se ambasadori i Shqipërisë në Vjenë ka munguar jashtë çdo standardi në këto takime. Në vend të tij pas takimeve i është dërguar një “kamikaz” liderit të opozitës për t’i zhurmuar vizitën. Dhe këtij të fundit, meqë nuk i skuqet faqja, i është skuqur veshi.”
k.c.
Comments
Kur flet Baze duhet me mbyll

Kur flet Baze duhet me mbyll hundet. Eshte mjerane perpjekja e Bazes dhe e idhtareve te tij per ta paraqitur Ceken si militant alla kamikaz. Thelbi i muhabetit eshte se Rama e humb kontrollin dhe ne nje bashkebisedim normal ku pikpamjet jane te kunderta. Mjer ky milet kur ta humbi fiqirin ky ne karrige te kryeministrit, mjer ministrat e tij.

E kapi prej veshi ?!...Prej

E kapi prej veshi ?!...Prej (DELETED) t'a kish kapur !

Na mbyti nepotizmi dhe klientelizmi !

Sistemi yne me te gjitha format e tij te organizimit shteteror eshte nje hibrid i kalbur qe ne epruvete dhe tani po shtrin metastazat e tij dhe tek qytetaret.

Lum si ata e mjere si ne !

Se pari perzgjedhja e

Se pari perzgjedhja e fotografise ilustruese e ketyre lajmeve nga mediat prane Rames, si e juaja, eshte indikues i mediave partizane qe kerkojne te ndikojne opinionin e lexuesve me truke dylekeshe vizuale. Teksa te tere kemi neper FB foto nga momente me te shpenguara se sa fotot qe cojme per funksione zyrtare, perzgjedhja e materialit ilustrues kerkon te kryej atentat karakteri, jo ti sherbeje lajmit. Ironikja eshte se faqja juaj sillte nje shkrim te Ardian Vehbiut mbi ilustrimet fotografike ne media pa i dhene dy pare reflektim vete se cili eshte funksioni ilustrues i fotografive.

Se dyti, kjo fushate e ethshme 'damage control' pas nje akti prej rrugaci te Edi Rames justifikohet ne menyren me te turpshme. Pse eshte e rendesishme se kujt i shkulet veshi, se i biri i kujt eshte, nga i nxjerin njerez si Mero Baze perfundimet se kujt i skuqet e kujt nuk i skuqet faqja. Mos eshte me mire te kujtojme katapultat politike te vete Mero Bazes perpara se te justifikojme rrugacerine e Rames me faktin se viktima e rrugacerise eshte djali i Neritan Cekes? Si ka mundesi qe njerez qe kane qene viktima te dhunes politike, nuk perpiqen te reflektojne mbi ligesine e dhunes ne vetvete, por e relativizojne ate ne lidhje me kush eshte burimi dhe kush eshte viktima e e kesaj dhune.

Si ka mundesi qe media si e juaja qe perkujtojne opinionin perdite per shkeljet e standarteve demokratike te Berishes - dhe me te drejte- jane gati te tolerojne vulgaritetin e ketyre permasave? A vlen me motoja se Rama mund te kritikohet vetem pas zgjedhjeve? gjer ne c'pike jeni gati ti mbyllni syte e veshet e civilitetin perpara zgjedhjeve? Ne asnje vend ku demokracia meret seriozisht nuk do tolerohej profili i nje politikani ne poziten e Rames qe te vepronte ne kete menyre. Dhe sigurisht qe mund te thote kushdo qe ne Shqip0eri nuk mund te meret demokracia seriozisht, por atehere as ju si ente propagandistike partiake, mbasi pertypet martesen e konveniences me nje tjeter rrugac si Ilir Meta, mos pretendoni me pozita morale.

Mjaft shkrime e komente ne

Mjaft shkrime e komente ne kete blog flasin per çarjen e madhe midis intelektualeve shqiptare(ne se nuk jane partiake te kamufluar apo mercenare te partive dhe fanatizmin partiak te tyre. Kur kane mbriturderi ketu intelektualet, te vendosen ne llogore armiqesore, perballe njeri-tjetrit , vaj medet per te tjeret!!!

Add new comment