Profesori i ekonomisë, Stringa: “ekonomia shqiptare mbahet vetëm me punën e emigrantëve dhe trafiqet”

“Të dhënat e deritanishme kanë treguar se ekonomia jonë është e bazuar totalisht në punën e emigrantëve si dhe disa punë të tjera të lidhura me trafiqe” ka thënë për JAVA-n Omer Stringa, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Univeristetin e Tiranës. Ai konsideron se për shumicën e politikanëve (nuk përmend emra) është më e thjeshtë të përsërisin premtime boshe sesa të konsultohen me specialistë të fushës për të ndërtuar strategji konkrete, të bazuara e funksionale. I pyetur nga Ben Andoni për modelin ekonomik të Kryeministrit, z. Stringa përgjigjet i ekuilibruar se “flitet gjitmonë për modelin ekonomik të qeverive shqiptare. Në mendimin tim, mospasja e një modeli të qartë, është një model.
Stringa gjithashtu thotë se “shqiptarët duhet të mësojnë nga e kaluara, që ka treguar se stomaku i tyre e i fëmijëve të tyre nuk mbushet dhe nuk do mbushet kurrë me premtime boshe”. Për të një program i mirë elektoral duhet t’i përgjigjet 4 pyetjeve kryesore:
1. Ç’do të bëhet për 4 vite? Cilat janë projektet e propozuara për të realizuar premtimet?
2. Cila ëshët kostoja e çdo projekti?
3. Ku do të gjenden paratë për të mbuluar kostot e tyre?
4. Cilat jnaë kostot dhe përfitimet nga realizimi i programit?
Në programet e partive politike, thotë Stringa, “me sa kam parë unë flitet shumë për pyetjen e parë e pothuajse asgjë për të tjerat...”
k.c.
Comments
Me ke eshte (H)omeri tani? Me
<p>Me ke eshte (H)omeri tani? Me Hektorin apo Akilin?</p>
Stringa vertet eshte profesor
<p>Stringa vertet eshte profesor te ekonomiku por jep lenden e matematikes pra sa vlera e tij si specialist ekonomie vihet paksa ne dyshim ose me sakte artikullshkruesi abuzon me neglizhencen ndaj ketij fakti</p>
mendoj qe duhet lexuar i
<p>mendoj qe duhet lexuar i gjith artikulli dhe pastaj mund te debatoni.Ne vendet e zhvilluara ekonmistet me me ze kane formim matematikor. Ekonomia ecen perpara vetem me modele matematikore. Profesori ne fakultetin e ekonomise nuk jep vetem matematik por dhe matematik financiare, ekonometri si dhe modelim financiar.</p>
artikulli eshte botuar online
<p>artikulli eshte botuar online tek revistajava.al</p>
Add new comment