Cili është "zyrtari i lartë" që dëboi veteranin e Irakut nga Tirana?

Mike Mileri është një shqiptar që ka luftuaar për Forcat Amerikane që në vitin 2002. Ai është larguar në Amerikë që në moshën 9-vjeçare dhe u angazhua në Ushtrinë Amerikane. Ai është vlerësuar me disa çmime ne SHBA si “Purple Heart”, “Combat Action badge”, “Commination Medal” dhe është shpallur veteran i Irakut.
Në një intervistë për emisionin “Excluzive” në TCH, Mike sqaron se është vlerësuar deri në maksimum nga një shtet i huaj dhe është nëpërkëmbur nga shteti i tij. “U ktheva në Shqipëri me qëllimin që të jepja kontributin tim si shqiptar dhe njohuritë e mia që kam marrë këtu në Amerikë për të zhvilluar vendin tim,për të dhënë kontributin tim sa më shumë të mundesha. Se kam kontribuar për Amerikën, të kontribuoja edhe për Shqipërinë, se ai është vendi im ,atje kam lindur…”- shprehet Mike. “Shkova në Ministri të Brendshme, fola me zyrtar të lartë atje dhe pyetja e parë që më bëri ishte : “Çfarë je?” . Dhe unë përgjigjia e parë e parë , se jemi mësuar këtu në Amerikë që kur të pyesin ca “ça je?”, i thua që “jam shqiptar” me buzëqeshje, por ça je më tha , a je me të majtën a me të djathtën. I thashë që unë s’merrem me ato, me politikë ose me asgjë,por në qoftëse ti më jep një shans në provim si gjithë të tjerët me provime, me të tëra, dhe në qoftëse unë i plotësoj kriteret që duhen në punën që kërkoj, unë do të ndjek Kushtetutën dhe çfarë të më thotë superiori im, ai që do të jetë më sipër meje”- tregon Mike.
Dhe përgjigjia e zyrtarit ka qenë: “Shiko, me mentalitetin tënd nuk zgjat shumë, por shko aty ku ke valigjet, merri valixhet, hip në aeroport dhe shko mbrapa andej nga ke ardhë’’.
Mike nënvizon se kjo përgjigje ishte shumë e rëndë për të, e megjithatë nënvizon se sërish ka shpresë se do të kthehet në Shqipëri,por këtë herë si mësues.
Në “Excluzive” nuk është dhënë emri i zyrtarit me të cilin Mike ka bërë këtë bisedë, por e përditshmja DITA që ka botuar pjesë nga emisioni i realizuar nga Auron Tare dhe një portret të Mike shkruan sot se “zyrtari” në fjalë është ish-ministri i Brendshëm, sot President I Republikës, Bujar Nishani. a.n.
Comments
Pra, qytetetari i pare i
<p>Pra, qytetetari i pare i Shqiperise, sillet ne kete menyre....:( Pra, nastradinin e kemi per president tashti. Ketej nga ne i thone: bir Selman i nenes c'te te qaj me pare.</p><p>Ptuuuuuuu!</p>
Add new comment