Merr fund ëndrra e Berishës për të pasur 5 vota pro tij në KQZ

Postuar në 21 Prill, 2013 13:14

“Lirimi nga detyra” i anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI-ja nuk kishte si qëllim thjesht balancimin 4-3 të KQZ-së, siç deklaronte publikisht Berisha. Në fakt, duke e bërë këtë “lirim” përpara se PBDNJ-ja të përcaktonte koalicionin në të cilin do të garojë, synimi i vërtetë i Berishës ishte që ta joshte kete parti të kalonte nga opozita në mazhorancë, për të pasur kështu 5 vota pro tij në KQZ. Të paktën këtë na bëri me dije, me një analizë alegorike të para një jave, alter-egoja publike e Berishës – analisti Artan Hoxha.
Por sot, anëtari i KQZ-së i propozuar nga PBDNJ-ja, pas një “ngrirje mardhëniesh” me KQZ-në, dha dorëheqjen përfundimtare. Pra, mori fund ëndërra e Berishës për të pasur 5 vota pro tij në KQZ…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Dule eshte me shqiptar se Idrizi, ky i fundit u fut prape ne koalicion me Saliun qe eshte rrenimi i Shqiperise, nderkohe qe Dule qendron ne opozite me pushtetin edhe pa qene pjese e koalicionit opozitar.

Submitted by anila (not verified) on

Kauri na doli me besnik se cami??? Ci thua keaj ti???!!! Nejse, une nuk mendoj se Dule e ka bere per besnikeri. Idrizi nga ana tjeter dihet per cfare e ka bere por ta marrin vesh ata qe e votojne... Jo se do ndryshoje ndonje gje por te pakten te na bien veshet rehat, sic na kane rene tani me ata qe dikur te vrisnin per Berishen.

Submitted by Shqiptari (not verified) on

O Andon Nuriu po ti je me diktator se Berisha kur shpall si absolutisht  antishqiptare te gjithe ata qe mbeshtesin Berishen. Pra nese do e kishe ti ne dore do shpallje armiq gjysmen e Shqiperise(+ apo -10 vota) se Berisha nuk ka manipuluar 99 % te votave.

Submitted by lavdosh (not verified) on

Nje gje eshte e sigurte: PBDNJ po merr me shume rendesi se cduhet, dhe greget jane te zgjuar dhe jane gjithmone me fituesin.

Camet nuk ndjekin shefat e partive ashtu si shume njerez mendojne

Ka shume came me parti te tjera, duke perfshire PS.

Eshte injorance e Idrizit te pajtohet me PD, por mos harroni deputeti origjinal cam (ja harrova dhe emrin se nuk e kemi pare kurre te flasi ne parlament) eshte bisnesmen dhe do te mbroje interesat e bisnesit ashtu sic bejne Koka-t dhe te tjeret

Thjesht politika shqiptare eshte e qelbur dhe te gjithe mbrojne interesat e tyre dhe jo te grupeve qe perfaqesojne, pervec grekerve qe hane me dy duar nga te gjitha krahet

Une mendoj se partia e re came do veje ne koalicionin e PS dhe kjo prezanton realitetin e komunitetit cam (afersisht 450,000 banore) me shume se gregerit

E rendesishme eshte qe njerezit te votojne me mend ne koke dhe te shikojne te mbrojne interesat e tyre, ne kete rast te votojne per rotacionin i rendesishem per te hequr qafe kriminelin qe na drejton prej vitesh dhe qe eshte pergjegjes per krijimin e kesaj klime dhe kesaj politike te korruptuar dhe te inkriminuar

Submitted by shefqeti (not verified) on

Duhet gjerat ti themi siq jan DULE dhe Greket nuk doin qe SHqipria te jet shtet fare ,po te habit fakti pse dis SHqiptar rrin gardian ktyre anti shqiptarve

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nuk thashe qe jane antishqiptare ata qe mbeshtesin Berishen (megjithese po ta mendosh holle-holle ashtu eshte), por qe Idrizi shikon interesin personal dhe jo ate te cameve apo te shqiptareve. Te pakten Dule ka treguar koherence ne mendimet e tij megjithese nuk kam asnje simpati per te dy keta personazhe.

Submitted by Alban (not verified) on

Plotesisht dakort me Andonin. As une skam ndonje simpati per Dulen por mendoj se njerezit vleresohen per veprat qe bejne dhe jo per llafet...ne kete rast Dule meriton me shume respekt se Idrizi...

Submitted by Gjon (not verified) on

z. Andon,

Nese Dule ka zgjedhur PS kjo nuk ka te beje as me koherence e as me besnikeri etj. por thjesht me interesa partiake, pse jo edhe personale. Ne kete rast, sigurisht qe Edi Rama i ka premtuar dicka me shume se Sali Berisha perndryshe nuk do te ishte menduar kaq gjate. Te njejten llogari ka bere  edhe Ilir Meta apo besoni se e beri per te miren e vendit.

Jane pikerisht keto  momente ku bursa e tregetimeve politike eshte ne kulmin e saj.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Te kishte Dule pritur Berishen per koalicion nuk kishte ndenjur 4 vite ne opozite i vetem pa qene pjese e koalicionit te bashkuar opozitar, ne te vertete ai nuk donte qe te ishte ne koalicion me Idrizin prandaj priti deri ditet e fundit, pastaj kishte edhe negociata me Topin. Te thashe qe nuk kam asnje simpati te vecante, por duhet thene qe ka qene koherent ne mendime dhe i drejte me veprat qe ka bere. Kaq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.